Andrea Zalli – “Qingji e Korbi”
Krrakatja e korbit vëmendjen i tërhoqi
Qingjit që me tufën po kulloste n’pllajë,
Si natyrë kureshtare që ishte, zanin ndoqi
Deri që pa zogun në nji pemë, nalt në majë.
– T’lutem, i tha qingji, a mund t’më tregosh:
Çka ban gjithë ditën, ma thuej të vërtetën?”
– Asnji gjâ prej gjaje, more bukurosh,
Thjesht rri ktu i ulun edhe shijoj jetën.
– Si shijohet jeta ndejë, pa bâ asgjâ?!
“Duhet mund e punë” mue m’thojnë gjithnji!
– A ke ndi ndonjiherë për mbret apo pasha?
Shembullin e tyne ndjeku, provoje edhe ti.
Qingjit iu duk kshillë që s’mund t’refuzohej,
Ndaj u shtri n’rrazë t’pemës edhe mbylli sytë,
Por s’vuni ré ujkun teksa po i afrohej
I cili iu hodh sipër… e nuk pa mâ dritë!
…
Nëse ndokush prej jush ndonji paqartësi ka
Rreth ksaj historie e rreth moralit të saj,
Që ta shijosh jetën ndejë, pa bâ hiç asgjâ
Duhet që t’rrish nalt, krejt nalt, në majë.
(postuar tek portali VoAl, 2024)