E. B. White – Librat janë njerëz… fshehur mes kopertinash!

S. Guraziu – Ars Poetica, 2016

(Disa thënie-feksime gazmore të shkrimtarit amerikan E. B. White, 1899-1985)

– Poezia ngjesh shumë (materie) në një hapësirë të vogël dhe ia shton muzikën, kështu duke ia lartësuar (vetes) kuptimin.

– Librat janë shoqëri e mirë, në kohë të këqija dhe në të lumturat, sepse librat janë njerëz – njerëz që ia kanë dalur të ngelin gjallë duke u fshehur mes kopertinash.

– Bota jonë është e mbushur me njerëz që kurrë, që nga fëmijëria, mendjehapur s’e kanë gjetur një derë hapur.

– Ji qartë i paqartë.

– S’ka asgjë më të mundshme sesa fillimi i mosmarrëveshjes midis njerëzve ose vendeve, në vend të marrëveshjes.

– Analizimi i humorit është njësoj si analiza kirurgjike e një bretkoce. Pak kush është i interesuar, si dhe bretkoca vdesë.

– Jo shpesh këndejpari vjen ndokush i cili të jetë mik i vërtetë dhe shkrimtar i mirë.

– Zgjohem në mëngjes i shqyer në dysh nga dëshira për ta përmirësuar botën dhe nga dëshira për t’u kënaqur me botën. Kjo e bën mjaft të vështirë planifikimin e ditës.

– Çdo gjë në jetën tonë ndodhet diku tjetër, dhe atje arrihet me makinë.

– Paragjykimi është shpëtimtar i madh i kohës. Mund t’i krijosh opinionet pa patur nevojë t’i gjesh dhe faktet.