Senad Guraziu – Ars Poetica, Shkurt 2025 – distancim i hapur, publik, distancim nga VoAl, e drejta për t’përcjellur zëra publik të shqiptarëve, dhe abuzimi me “zërat” e shqiptarëve për agjendat politike!
Ju Zoti Berisha (e kam fjalën për z. Sali Berisha… i Partisë Demokratike të Shqipërisë) nëse jeni duke u munduar ta rimerrni pushtetin medoemos pa i zgjedhur mjetet, duke i përdorur “mashat” më të pista, veglat më të ndyera të meditikëve, të publicistikës shqiptare, duke e përdorur servilizmin dhe ultësitë e portaleve anembanë botës internetike dhe të Evropës, si VoAl psh. (tropojanë të “viktimizuar” nga xhaxhikuqët dikur) atëherë jua them “turp ju qoftë”, e sidomos e pafalshme në pleqërinë tuaj…
…nëse Ju z. Berisha pandehni se duke e përdorur “katapultin e marrëzive” të Trump (Trumpidenti do i ketë sëshumti 4 vite, por themelet e politikës amerikane janë duke u lëkundur që tani, pa kaluar as 2 muaj – sepse 150 milionë amerikanë nuk janë “monkeys”, s’ka kaluar as 1 ditë e plotë, doli në shesh afera e turpit e Elon Musk… duke i uzrurpuar për vete, për SpaceX, kontratat disamiliardëshe të dikujt tjetër), nëse pandehni se ia vlen të përdoret si justifikim moral duke e “shtrembëruar” kontekstin e ndihmave të Amerikës (para ca ditësh i nisa të gjitha milionat që i ka marrë Kosova dhe Shqipëria për 2 dekadat e fundit, po i ngjes rishtas), nëse luftën tuaj politike të pistë e fusni në “kontekstet” e Soros-ave dhe të ndihmave për zhvillim falur Shqipërisë nga Amerika, atëherë nga unë (si një “outsider” total i politikave, si një apolitik shqiptar) e keni vetëm një fjalë “turp ju qoftë”…
…Ju vazhdoni pothuaj si një “zombi i politikës”, si një xhufurrak i lodhur por thuase do jetoni rrumbullak dhe nja 300 vjet, vallë prej nga gjithë ajo energji e juaja, ende dhe sot e kësaj dite nuk shuhen “ambicjet” tuaja, por vallë për çfarë? Pse vallë nuk strukeni diku në hallet e pleqërisë suaj dhe thjesht t’i publikoni këshillat e mençuritë, që eventualisht i keni, për POPULLIN SHQIPTAR? Dmth. që helbete ta jepni kontributin tuaj për shoqërinë, t’mos shkojnë dëm pa u dëgjuar këshillat tuaja, mësimet që i keni nxjerrur nga përvoja e dekadave. Si është e mundur që, edhe në pleqëri, në moshën tuaj të “lodhur” nuk e ndjeni të nevojshme t’ia lëshoni rrugën brezit pas JUSH për t’u kujdesur për “politikat” !!!
Unë s’ju kuptoj, sinqerisht, e sidomos kur shoh se çfarë i servirin këlyshët tuaj mediatik popullit shqiptar, edhe tani pas 3-4 dekadave të politikave tuaja, kur shumçkaje i ka hyrë korrozioni deri në kockë. Nëse vini në fuqi duke i përdorur “marrëzitë” e Trump, edhe një herë jua them “turp ju qoftë”!
Dhe nëse unë nuk jua them këto fjalë atëherë sikur do ndihesha keq, sepse do nënkuptonte “nuk i dashkam shqiptarët, nuk e dashkam popullin tim, s’paska ngelur asgjë grimë ndjesi patriotike, asnjë grimë dashamirësi… etj etj” !
***
…sa për VoAl (gjoja Zëri i Shqiptarëve) turp ju qoftë dhe juve z. Buçpapaj, insistoj çdo gjë e imja që figuron në “portalin” tuaj të fshihet, pata kujtuar se jeni mërgimtarë të thjeshtë, njerëz të shkretë, njerëz të tokës… por u zhgënjeva aq shuuuumë, doli se ju jeni TURPI më i madh i diasporës evropiane (sepse ju mbaheni “tupanxhiu, daullexhiu” gjoja i diasporës), ju doli boja aq shumë sa tani unë ndiej turp për gjithka timën që e keni publikuar në të ashtuquajturin “VoAL”)…
…Ju z. Buçpapaj (gjoja shefi i VoAl), apo ndoshta gruaja juaj, nuk e di cili nga Ju, mund t’jetë ajo, zakonisht gratë ua fusin burrave “dy këmbët në një këpucë”, sepse burrat kur i donë gratë e veta, për “xhanin, për shpirtin” e tyre, për dashurinë pa asnjë hezitim e sakrifikojnë burrërinë e tyre – dhe s’ka asgjë të pakuptueshme në këtë mes, është ok, edhe kjo punë e ka dhe e meriton respektin e vet, unë madje e pata lavdëruar dhe Agron Tufën), por Ju jeni shembulli më i keq, më i ligë i “portalizmit shqiptar”, kohëve të fundit ju kam “përcjellur” enkas për t’parë se kush “jeni”, derisa për 4-5 vite gjithmonë kam shpresuar ndryshe…
…shpresa ishte shpresë, e megjithatë në fund u bë e qartë, JU nuk e keni denjësinë për t’patur portal as për të përcjellur zëra publik të shqiptarëve, assesi jo në emër të shqiptarëve (gjoja të mbarë shqiptarisë, gjoja duke folur për Vatrat e Amerikës, derisa ju jeni tmerrësisht dekadentë, dhe ora psikologjike Ju ka ngelur në dekadencën e enverizmit), ju pandehni se duke i përkthuer me Google ca artikuj nga mediat italiane, gjermane e zvicerane na paskeni të drejtë të flisni për gjithë shqiptarët… ajme ruana zot, mendësi vërtet a la shqiptarçe, derisa ju thjesht jeni një “partizan” i politikës berishiste, një trumpetues i Berishës…
…sëkendejmi ju mund t’i përcillni vetëm “zërat e tropojanëve”, ju nuk e KENI TË DREJTËN as DENJËSINË ta quani portalin tuaj “Zëri i Sqhiptarëve” (e madje gjoja dhe anglisht, Voice of Albanians), nuk ju takon kjo e drejtë vetëm sepse jeni shqiptarë, andaj kërkoj nga shqiptarët të shpallet i “pavlefshëm” emri i portalit tuaj, sepse jeni të korruptuar shpirtërisht e mendërisht, ju jeni manipulant i njerëzve, ju jeni viktima të komunizmit e të diktaturës enveriste, e kuptoj këtë… mirëpo për fat të keq ju jeni tashmë viktima të korruptuara… gjithçka që ju bëni ulur prapa xhamit të kompjuterit në dhomën tuaj të gjumit mund të “justifikohet” sadopak me justifikimin ideologjik dhe të historisë suaj të përvuajtjes, por ju s’e meritoni të drejtoni portal të shqiptarëve…
…ndoshta e meritoni t’i drejtoni portalet e tropojanëve, s’ua mohon kush këtë të drejtë, por JO TË SHQIPTARËVE (kudo që na qenkan, anembanë), ju madje flisni dhe në “emër të kosovarëve – turp ju qoftë), ju keni manipuluar me postimet e mia (që i kam ndarë në adresat e ndryshme) duke i postuar në portalin tuaj sipas qejfit, jo për ta nderuar penën time, por siç i është përshtatur agjendës suaj të “mashtrimeve në emër të politikave berishiste” – problemi juaj është që unë s’jam as berishist as kurtist… e dhimbshme, më vjen keq, dhe njëkohësisht e pafalshme…
– – – postuar nga unë, ca ditë më parë – – –
Ndihmat Monetare të ShBA për Kosovën dhe Shqipërinë > 2024 – 2001
(infografikë, dhe pak fjalë – senad guraziu, ars poetica, shk 2025)
Siç e dimë, Kosova dhe Shqipëria, që nga kohët më të vështira dhe përgjatë mbi 2 dekada të paqes dhe të mëkëmbjes ekonomike, e kanë gëzuar ndihmën monetare dhe miqësinë e jashtëzakonshme të ShBA. Me qindra e qindra miliona janë vënë në dispozicion si ndihmë direkte, indirekte, si shtytje, si mbështetje për mirëqenien dhe zhvillimin e shoqërive shqiptare. Dhe të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëpër ç’kohë dhe “udhëkryqesh” të historisë kanë kaluar Kosova dhe Shqipëria, kështu që mirënjohja e popullit ngelet e përjetshme.
Po ashtu siç dihet tashmë, USAID është në shënjestër të Elon Musk (si shef për kontrollin e eikasitetit e qeverisjes, dhe të planeve për “krasitjen e agjencive federale). Anise USAID dhe Musk madje kanë bashkëpunuar lidhur me ndihmat për Ukrainën, USAID ka bërë biznes të mirëfilltë me kompanitë e Elon Musk, bie fjala i ka paguar mbi 1 milionë $ për kontratat rreth pajisjeve të Starlink (që duhej dhuruar Ukrainës).
Sidoqoftë, buxheti i “ForeignAssistance” të ShBA menaxhohet nga një grumbull agjencish, jo vetëm nga USAID.
Agjencitë më kryesore janë: USAID (U.S. Agency for International Development) / Department of State / Millennium Challenge Corporation / African Development Foundation / Department of the Treasury / Department of Agriculture / Department of Defense / Department of Energy / Peace Corps / Department of Health and Human Services / Department of Homeland Security / Department of Labor… dhe agjenci të tjera.
Disa nga sektorët që mbështeten me ndihmat amerikane janë: Demokracia, të drejtat e njeriut dhe qeverisja / Zhvillimi ekonomik / Mjedisi dhe Ambienti / Arsimi dhe Shërbimet Sociale / Ndihmat Humanitare / Paqja dhe Siguria etj.
Me ndihmat monetare të ShBA, si formë apo si projeksion i “soft power” ndihmohet e gjithë bota, “ForeignAssistance” u ofrohet vendeve të botës me qëllim të mbështetjes së paqes globale, sigurisë dhe përpjekjeve zhvillimore, si dhe si formë e ndihmës humanitare gjatë krizave.
Qeveria amerikane ofron ndihmë për shtetet e botës sepse për ShBA-n ndihma është strategjikisht, ekonomikisht dhe moralisht e domosdoshme, e po ashtu dhe jetike për sigurinë kombëtare.
ForeignAssistance.gov është portali kryesor i qeverisë për publikimin e të dhënave rreth ndihmës monetare të ShBA. Portali shërben si burim qendror për të dhënat buxhetore dhe financiare të gjeneruara nga agjencitë qeveritare të ShBA, të cilat agjenci e menaxhojnë volumin e “ForeignAssistance”, në përputhje me angazhimin e qeverisë së ShBA për transparencë.
Në databazat e portalit figurojnë të dhënat për ndihmat vetëm nga v. 2001 e këndej – me ndihmën e filterimit i veçova ndihmat dhënë Kosovës dhe Shqipërisë përgjatë 2 dekadave, 2001-2024.
[ Ndihmat monetare “ForeignAssistance” të ShBA për Shqipërinë > 2024 – 2001 ]
18.470.118 $ + 38.540.120 $ + 52.403.101 $ + 24.431.577 $ + 54.677.676 $ + 24.403.315 $ + 17.675.447 $ + 28.647.637 $ + 28.279.755 $ + 28.997.326 $ + 26.784.039 $ + 26.688.826 $ + 37.150.619 $ + 27.651.813 $ + 36.961.118 $ + 53.709.674 $ + 30.840.134 $ + 34.569.458 $ + 53.571.750 $ + 43.534.710 $ + 58.085.903 $ + 50.922.586 $ + 42.815.675 $ + 55.716.821 $
[ Ndihmat monetare “ForeignAssistance” të ShBA për Kosovën > 2024 – 2001 ]
253.100.406 $ + 70.347.129 $ + 97.830.378 $ + 56.933.570 $ + 59.171.456 $ + 75.312.441 $ + 51.735.107 $ + 101.637.780 $ + 47.461.911 $ + 53.558.610 $ + 71.920.081 $ + 59.457.313 $ + 29.531.841 $ + 36.245.383 $ + 34.951.772 $ + 58.899.247 $ + 8.275.522 $ + 3.317.909 $ + 1.214.597 $ + 75.030.863 $ + 1.258.332 $ + 412.082 $ + 5.896.000 $ + 83.001.023 $
[ ngjitur grafika: Sky Division, Shkurt 2025 – Burimi: ForeignAssistance.gov ]