SG – Puthadori Fisnik (I), 2012

PUTHADORI FISNIK (I)
S. Guraziu, 2012

Fjalët e saj… të kuqe,
e gjithë “gjuha”
si brushë lulëkuqesh
n’detin e kuq zhytet,
fjalë-trëndafila
shpërthejnë,
të kuqen ushqejnë,
thuase me fjalë të kuqe
flet, mërdhezur… si
faqet e saj push, e kuqja
përndizet gjithandej.

Zemrat s’hapen aq lehtë,
por sot në mëngjes
desh i putha dorën trëndafilit,
si një fisnik i vërtetë.

(fotot)
Presidenti Macron sëpaku është një puthador që i di “rregullat” : ) – duke puthur dorën e “Zonjës 1-rë, 1B” Melania Trump, dhe të “Zonjës 1-rë, 1A”, Brigitte Macron

 

Lawrence Alma-Tadema (1836-1912) – Ask Me No More, 1906