SG – Vuajtje Narcisoide, 2006

VUAJTJE NARCISOIDE
S. Guraziu, 2006

Ti qëndro përballë
meje, unë përballë
teje – na duhet simpati
për pasqyrën brenda
nesh, joshje e vetvetes,
pëlqim i kontrolluar,
admirim – ngadalë
simpatinë narcisoide
në dashuri të denjë
ta kthejmë, ngjashëm
si Dior për “j’Adore”,
vetvetes t’i fryjmë
me ngrohtësi, buzët
me afsh t’i vizatojmë,
vrullshëm në xham
t’i puthitim të njëjtat
buzë që nuk i kemi –
puthje të frymës
ta quajmë, po deshe
dhe “puthje franceze” –
dhe vetveten ta
tradhtojmë nuk prishet
imazhi, s’thyhen rregulla,
sepse ne i besojmë
pasqyrës, imazhit
që vetë ne jemi.


Pietro Torrini (1852-1920) – A Kiss in the Mirror