Protestat e Vijës së Kuqe – Protesta masive në Hagë kundër luftës

(s. guraziu – ars poetica, 16 q 2025)

Në qendër të Hagës mbi 100.000, mbi 130.000 njerëz protestuan me “Vijën e Kuqe” simbolike kundër pro-politikës së qeverisë holandeze për veprimet e Izraelit (si “përkrahje” e qeverisë ndaj politikes agresive te Izraelit – “vijë e kuqe” kundër luftës dhe tragjedisë, mesazh i qartë për qeverinë holandeze – dmth. demonstruesit e veshur me të kuqe simbolikisht e prezantonin “vijën e kuqe” kundër politikave të luftës dhe agresionit).

Sa për numrin e njerezve vlerësimet ndryshojnë, sipas NOS organizatatorët flisnin për 150.000 njerëz, reporterët e mediave të ndryshme vlerësonin se të paktën 100.000, 130.000 protestues ishin prezentë. Sipas meje ishin “mjaft” (shumë më më shumë se ç’pata pritur… realisht s’kam pritur se do ishin as 50.000), holandezët e ngritën zërin masovisht kundër luftrave dhe tragjedive që i sjellin politikat skandaloze të Perëndimit.

Protesta qe organizuar nga “Oxfam Novib”, “Pax”, “Amnesty International”, “Save the Children”, nga “Mjekët pa Kufij” etj. Protesta të tilla të “Vijës së Kuqe” janë organizuar dhe do organizohen edhe në vende të tjera. Edhe në Bruksel, sipas organizatorëve, morën pjesë rreth 100.000 – 110.000 demonstrantë. Dje pati një protestë të Vijës së Kuqe dhe në Montreal, Kanada. NOS thoshte se Stokholmi do vazhdojë me “Vijën e Kuqe” suedeze më 17 Qershor, dhe Kopenhaga një ditë më vonë, më 18 Qershor.

(ngjitur një foto e NOS, NL, e protestave në Den Haag)