(s. guraziu – ars poetica, q 2025 – koment)
…as pas 2 dekadave të mbarimit të luftës, Kosova ende nuk paska ndonjë bazë të dhënash të centralizuar publike rreth të zhdukurve…
[ fotoja ngjitur, foto e para disa viteve, përdorur nga “Prishtina Insight”, fotografi Valdrin Xhemaj, Prishtinë 30 Gusht 2021 – Këmbësorë të rastit tek kalojnë pranë siluetave që i simbolizojnë personat e zhdukur ]
…sipas një artikulli të “Prishtina Insight”, gjatë 25 viteve të fundit, përafërsisht 300 mbetje njerëzore – ndoshta viktima të luftës – ende mbahen në morgun e Prishtinës, dhe se ende presin për kryerjen e procesit të identifikimit, për fat të keq procesi identifikues është vonuar kaq gjaaaatë (mbi 2 dekada) sepse Kosovës i munguaka shumçka, vonesa nuk qenka vetëm për shkak të kompleksitetit të rasteve, dhe të nevojës për testime të specializuara jashtë vendit, në Hagë të Holandës psh. në v. 2024, Kosova i paska marrë 124 raporte të ADN-së nga Haga, duke rezultuar në 38 identifikime të reja, 26 prej identifikimeve ishin në listën zyrtare të personave të zhdukur – për fat të keq, sipas autorëve të “Prishtina Insight” po bëhet më shumë se një çerek shekulli pas përfundimit të luftës në Kosovë mirëpo ende dhe sot e kësaj dite, pavarësisht kalimit të dekadave aftësia e vendit për t’i identifikuar të zhdukurit është e kufizuar rëndë nga mungesa e stafit, për shkak të pajisjeve të pamjaftueshme mjekësore-ligjore, për shkak të infrastrukturës së vjetëruar, dhe për arsye të mungesës së vullnetit politik…
…sikur po “çuditesha” duke lexuar se Kosovës i munguaka “vullneti politik” për t’i bërë investimet adekuate dhe për t’i identifikuar viktimat e luftës, s’qenkan më shumë se 300, nuk është fjala për 3000, për 30.000 as për 300.000… si do ia bëjnë ukrainasit e ngratë pra, kur t’mbarojë lufta e tyre, me identifikimin e aq shumë viktimave, mos pyet… do u duhen aq shumë para dhe VULLNET politik – jo, qenka fjala për 300 raste në morgun e Prishtinës, me dekada duke e “pritur vullnetin politik, duke pritur ndarjen e ca metelikëve të denjë” nga politikanët…
…tani sikur po tentoja ta “justifikoj” çudinë sepse ka mbi 20 vjet buja politike e Kosovës desh e “çmendi” dhe mbarë Evropën, se mos vetem Ballkanin, vallë gjithë ajo bujë e politikanëve atje… për çfarë ishte pra, vallë pse pra u investua në gjithë ato përmendore e memoriale, sa e sa shqiponjat e mermerit janë gdhendur, sa e sa UÇK-stemat e mermerta, sa e sa investimet për ta ruajtur memorien e qëndresës kosovare, memorien e rezistencës, memorien e çlirimit, memorien e heroizmit, memorien e humanizmit (kemi ngritur statuja dhe për Klintonin psh), ashtu siç dhe duhet, sepse e dimë, nuk koritemi, ia bëjmë siç na ka hije… mirëpo për 300 viktimat në morg na paska munguar “vullneti politik”, i mbajmë në morg me dekada sepse s’kemi vullnet, qebesa mjaft e “çuditshme” kur bëhet fjalë për rrethanat e historisë kosovare – vallë pse do u jenë “dhimbsur” verdhushkat për 300 viktimat e morgut, si ta dimë… nëse nuk e dimë, por u muar vesh që u nevojitka “vullneti politik” i politikanëve për t’i ndarë ca mjete ekstra…
…artikulli i “…Insight” thoshte se “Libri i Memories së Kosovës” (i botuar në Korrik 2024, nga Qendra për të Drejtën Humanitare), i përfshin rrëfimet e hollësishme të zhdukjes së 1.636 individëve – afërsisht 1.200 shqiptarë, 415 serbë dhe disa viktima rome, ashkalinj dhe egjiptiane. Mirëpo (rishtas, sa të duash e “çuditshme”, pothuaj rast i çudive a la kosovarçe), as pas 2 dekadave të mbarimit të luftës, Kosova ende nuk paska ndonjë bazë të dhënash të centralizuar publike rreth të zhdukurve. Derisa Ministria e Financave të Kosovës e mbaka një regjistër të mbyllur (për vete, për qëllimet dhe nevojat e veta që kanë t’bëjnë me pensionet – shih pra, për pensionet e të gjallëve qenka e mundur, drejtoria e pensioneve ia dalka me “bazat”), për fat të keq nuk ekzistuaka asnjë bazë të dhënash kombëtare të aksesueshme, lidhur me të zhdukurit…
…ajme as “bazë të dhënash” NUK paska, çfarë kushtonte kjo, regjistër hesapi… qoftë digjital qoftë tjetër, regjistrim-listë zyrtare rreth së cilës vërtiten ekspertizat, kërkimet institucionale, studimet, vallë as për “bazën” s’kishte vullnet Kosova ! – shkurt, siç qenka tani puna i bie dmth. unë si opinion privat them 1298 të zhdukur, kuptohet duke i lënë 300 të morgut sepse pa “identitet” të sigurt, mungojnë mjetet mungon “vullneti…” por i gjeta të dhënat e sakta, sepse më duheshin për artikullin, dua t’jem i saktë, shkencërisht i saktë, dikush tjetër në “studimin” e vet do ketë shifra akoma më të “sakta”, do insistojë jo 1298 por 1273 ekzaktësisht, pas 1 muaji në akëcilën gazetë të Kosovës sakaq na shfaqet studimi me ndonjë shifër akoma më afër saktësisë… e kështu me radhë, pafundësisht, sipas hamendësive tona…
…sepse mungojnë “bazat” zyrtare, mungojnë listat, regjistrat, saktësitë institucionale, mungojnë pak verdhushka (mjete qesharake, krahasuar me shpenzimet qeveritare, krahasuar me luksozitetet që politikanët i ndajnë për vete, kur u duhen sakaq i gjejnë mjetet ndërtojnë dhe vila luksoze, vozisin “foristrada” të shtrenjëta), e prapë kjo s’qenka e gjitha, nga ana tjetër e dhimbjes, përveç verdhushkave dhe “bazave të sakta” na munguaka madje dhe “vullneti politik”, qebesa ky detaj sikur m’preku drejt e në zemër, sepse nuk e dija, e dija që Kosova nuk është Monako, port i ngjeshur me lloj-lloj jahtash të pasanikëve, gjithë popullsia milionerë, secili më Pacoll-istik se tjetri, mirëpo për të tjerat kam pandehur absolutisht të kundërtën, kujtoja se “vullneti politik” i Kosovës i pashtershëm, s’po them se Kurti na qenka tmerresisht i zhurmshëm, na mbyti me kokëdhimbjen, duhet taposur veshët sepse na la pa mend, në pikë të ditës na shet gështenja, shtalba të pjekur në diell, ku ta dimë, nëse s’dimë s’kemi si hyjmë as në hak, pa le që ndoshta s’ka as faj i ngrati… sepse bie fjala sa e sa zhurmën e pati bërë dhe vetëm “dinastia hashimitike” tjaaa s’kapërthehet me fjalë…