(sguraziu – ars poetica, 19 q 25 – vallë si është e mundur të hesht Evropa, Amerika, bota e qytetëruar)
“Nuk ka patur ndihmë të sigurt, dinjitoze dhe domethënëse në Gaza për më shumë se tre muaj tani. Vuajtjet e njerëzve janë të pafalshme, duke u thelluar më tej çdo ditë. […] Shtyrja e vendimit për t’iu përgjigjur siç duhet urisë në rritje do t’i shtyjë më tej njerëzit në Gaza në thellësitë e dehumanizimit të pafund.” – Philippe Lazzarini (Komisioner i Përgjithshëm, UNRWA)
Sa u përket mediave, raporteve mediatike, pothuaj gjithçka e tragjedisë në Gaza është dokumentuar me mbulesën e ekipeve të Al Jazeera, sidomos nga Marsi e këndej (pas dështimit të armëpushimit) dhe bota ende e “shurdhër, shtiret hipokrite”, Evropa, Amerika duke e injoruar totalisht katastrofën humanitare, vallë si është e mundur të hesht Evropa, Amerika, bota e qytetëruar, dje norvegjezi Dr. Mads Gilbert fliste për ironinë që madje as filmografët e Hollivudit s’do e besonin se të tillë “skenarë për filmat e trilluar” do ishin të mundur, dhe nga ana tjetër na duhet të përballemi me realitetin e skenave skajshmërisht johumane në Gaza – ngjitur Dr. Mads Gilbert Interview, 18 Qershor 2025 (dje), po ashtu video (fragment), publikuar sot: Al Jazeera – Situata Humanitare në Gaza (19 qershor 2025)
Video (Extract): Al Jazeera – Dr. Mads Gilbert Interview, June 18, 2025
Që nga fillimi i konfliktit, mes 7 Tetorit 2023 dhe 4 Qershorit 2025 (siç thuhet nga OCHA), të paktën 54,607 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës, ndërsa 125.341 raportohet t’jenë plagosur. Sipas OKB-së, të paktën 1.9 milion njerëz janë zhvendosur gjatë luftës. Shumë prej tyre janë zhvendosur në mënyrë të përsëritur, rreth 10 herë ose më shumë. Që nga lëshimi i urdhrave të fundit për zhvendosjen, edhe më shumë njerëz janë detyruar të ikin në kërkim të sigurisë.
Madje dhe vetë anëtarët e ekipit të OKB-së janë përballur me shumë viktima – mbi 310 anëtarë të ekipit të UNRWA-së janë konfirmuar të vrarë që nga 7 Tetori 2023.
[ UNRWA – Agjencia e Ndihmës dhe Punës së Kombeve të Bashkuara për Refugjatët Palestinezë – https://www.unrwa.org/resources/reports/unrwa-situation-report-174-situation-gaza-strip-and-west-bank-including-east-jerusalem]
Situata humanitare në Gaza ka arritur nivele alarmante pas rënies a “dështimit” të armëpushimit në Mars 2025. Aktivitetet intensive ushtarake izraelite kanë rezultuar në dhjetra mijëra viktima civile dhe shkatërrime të konsiderueshme të infrastrukturës.
– OKB-ja ka raportuar se kriza ka arritur “nivele të papara dëshpërimi”, me sfida të vazhdueshme në shpërndarjen e ndihmës.
– Presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq e përshkroi Gazën si “më keq se ferri në Tokë”, duke theksuar kushtet e tmerrshme me të cilat përballen civilët.
– Thirrjet ndërkombëtare për armëpushim po shtohen, ndërsa situata humanitare vazhdon të përkeqësohet në mes të konfliktit të vazhdueshëm.
– Që nga “prishja” e armëpushimit në Gaza natën mes 17 dhe 18 Marsit 2025, aktivitetet intensive të Forcave Izraelite u përshkallëzuan, duke rezultuar në dhjetëra mijëra civilë të vrarë dhe të plagosur, dëmtime dhe shkatërrime të mëtejshme të infrastrukturës civile dhe valë të reja të zhvendosjes së detyruar.
– Sipas OCHA-s, njerëzit janë të kufizuar në hapësira gjithnjë e më të ngushta, me 82% të Rripit të Gazës tani brenda zonës së militarizuar nga Izraeli, nën urdhra zhvendosjeje të vazhdueshme. OKB-ja vlerëson se mbi 640.000 njerëz janë zhvendosur përsëri që nga prishja e armëpushimit.
– Më 1 qershor, Komisioneri i Përgjithshëm i UNRWA-së, Philippe Lazzarini, postoi në X (ish-Twitter) se shpërndarja e ndihmave në Gaza është bërë “kurth vdekjeprurës”, me viktimizime masive të raportuara gjatë shpërndarjes së ndihmave.
Video (Extract): Al Jazeera – Humanitarian Situation in Gaza (June 19, 2025)
– Më 2 Qershor, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, deklaroi se ishte i tronditur nga raportet për palestinezët e vrarë dhe të plagosur ndërsa kërkonin ndihmë në Rripin e Gazës dhe bëri thirrje për “një hetim të menjëhershëm dhe të pavarur për këto ngjarje, dhe që autorët të mbahen përgjegjës”.
– Më 29 Maj u raportua publikisht se ndërtimi i 22 vendbanimeve të reja izraelite në Bregun Perëndimor ishte miratuar nga kabineti izraelit, duke përfshirë legalizimin e nëntë postblloqeve ekzistuese.
[Burimi: Raporti i Situatës #174 i UNRWA-së mbi Krizën Humanitare në Rripin e Gazës dhe Bregun Perëndimor, përfshirë Jerusalemin Lindor – video-shkëputjet: Al Jazeera]