(senad guraziu – ars poetica, q 2025 – pak fjalë, dhe 2 infografika)
Këtë vit kinezët më të mirët e botës, institucionet kërkimore shkencore të Kinës të pandalshme. Epërsia shkencore e Kinës ndaj ShBA siduket është shumëfishuar më shumë se 4 herë gjatë periudhës së fundit 1-vjeçare, ndërsa disa institucione perëndimore i kanë humbur pozicionet e para që i mbanin prej vitesh.
Institucionet kineze e dominojnë renditjen e përgjithshme në listën Liderët e Kërkimit Shkencor të “Nature Index” 2025. Vitin e kaluar, qarqet shkencore amerikane brengoseshin se zgjedhjet dhe fitorja e Trump do ta formësojnë të ardhmen e shkencës amerikane. Dhe ja tani, me gjasë brengat e tyre dhe “prognozat” doli se paskan qenë të sakta.
Universiteti i Harvardit (ShBA) dhe Society Max Planck (Gjermani) janë të vetmet institucione jo-kineze që figurojnë në 10-shen më të mirë të Indeksit 2025. Prapangelja perëndimore shkencore pakëz sikur për “keqardhje” (nëse të shihej “politikisht”), mirëpo nga ana tjetër si “ngushëllim” është që shkencat janë universale, pavarësisht se kush tashmë më mirë, ashtu-kështu shkencat janë të mbarë njerëzimit : ) Pothuaj gjatë gjithë gjysmëshekullit XX, dhe 2 dekadat e XXI, bota e di që ShBA e mbante epërsinë shkencore, kinezët fare modestë, si atëherë, si gjithmonë, si tashmë, kurrë s’u ankuan, as për Nobelat as për asgjë, prore kokëulur dhe duke mësuar : )
Faktorët kryesorë që çojnë në shkencë me cilësi të lartë kanë rënë në disa vende – thuhet nga editoret e “Nature”, në kuadër të së cilës që nga v. 2014 mirëmbahet indeksi i ashtuquajtur “Nature’s Index”.
Ndarja metrike e listës së Liderëve të Kërkimit Shkencor e paraqet renditjen e institucioneve dhe vendeve-territoreve që kanë performuar më mirë, gjatë vitit kalendarik 2024. Metrikat maten në bazë të prurjeve shkencore, artikujve dhe autorësisë që publikohen gjatë vitit, në 145 revista të botës me cilësi të lartë.
Nuk e di saktë (me shifër ekzakte) për v. 2024, ShBA padyshim do i ketë shpenzuar afro 1 trilion $ (psh. gjatë v. 2023 – qenë shpenzuar 923 miliardë $, ose rreth 30% e shpenzimeve globale për Kërkime dhe Zhvillim shkencor). Mirëpo, ndërsa ekonomia e Kinës prore duke u rritur, paralelisht janë rritur dhe shpenzimet kineze të Kërkimit dhe Zhvillimit shkencor. Edhe Kina tani fare afër investimeve të ShBA (në v. 2022 kinezët i shpenzuan 812 miliardë $).
***
Vitin e kaluar [ https://letrat.eu/?p=16742 ] pata shkruar se ShBA ishte dhe është diç si “superfuqi e shkencës”, çdo indeks statistikor për pothuaj gjatë gjithë gjysmëshekullit XX, dhe 2 dekadat e XXI e dëshmonte epërsinë e ShBA. Nëse të thuktohej e gjitha, bie fjala si fakt i madh është se gjatë 5-vjeçarit të fundit ShBA ka fituar më shumë çmime Nobel të shkencës, se pjesa tjetër e botës shkencore së bashku.
Afërmendsh se dhe vetëm ky fakt (si pasqyrë e përgjithshme) është “mjaft”, kur bëhet fjalë për ta kuptuar impenjimin e ShBA në rrafshin e investimeve për kërkim-zhvillimin shkencor. Sipas logjikës çfarë mbjell pakashumë ashtu parapriten dhe korrjet, nëse gjithçka shkon mbarë e si duhet.
Ta “ushqesh” shkencën sistematikisht, në radhë të parë do t’thotë t’i ndash mjetet që nevojiten. Do t’thotë t’i kesh miliardat… me dhjetra, me qindra miliarda. Të investosh për zhvillim, ta kultivosh “gjenialitetin” dhe potencializmin shkencor, t’i motivosh shkencëtarët e rinj, natyrisht se është aq e rëndësishme.
Nuk mjaftojnë vetëm ambicjet, por nevojiten dhe mjetet, duhet t’jenë të shëndetshme të gjitha “segmentet” ekonomike-sociale, duhet t’i krijosh dhe mundësitë. Mbase është diç si çështje e mbarëvajtjes ciklike e ingranazhit ekonomi-shkencë-teknologji.
***
“Nature’s Index” qe prezantuar në v. 2014, që nga atëherë në statistikat e Indeksit Kina është shquar sa i përket rritjes shkencore, sa i përket kontributit me artikujt e shkencës. Në v. 2022, Kina e kapërceu epërsinë e ShBA me numrin e artikull-prurjeve shkencore në fushat e shkencave natyrore.
( ngjitur: infografikat, bazuar në Nature Index 2025 )