(s. guraziu – ars poetica, 25 q 2025 – koment, letër editorit të revistës Quanta (ShBA), ende pyes “pse”, komenti më i çuditshëm që kam shkruar në jetën time, garant do jenë shkokluar që qeshuri, mirëpo s’duhet ngutur, ata vetë më frymëzuan me artikujt e tyre, sipas meje s’është i pakuptimtë, përkundrazi : )
…pse universi ia bëri Hawking-ut jetën aq të vështirë (paqja qoftë me të), duke e paralizuar, dhe pastaj ia dha shpresën aq të rreme se “një ditë do dimë gjithçka”?
***
[ Misteri i Muonit – Nga Charlie Wood – Quanta, 25 qershor 2025 ]
shtojcat [ mes kllapave ] janë nga unë, çdo gjë [ mes kllapave ] fjalët e mia
[ për revistën Quanta, autori Charlie Wood (artikulli i tij përmes newsletter erdhi sot) kishte shkruar ]
| – – – fjalët e autorit Wood
Fizikanët mendojnë se e kuptojnë fizikën kuantike aq mirë. [ Megjithatë ] Fizikanët janë të dëshpëruar për njohuri rreth një teorie më të plotë të botës kuantike, që shkon përtej grimcave dhe forcave të Modelit Standard.
| – – –
[ fjalët e mia > sipas autorit Wood, fizikanët vërtet e kishin një shpresë të madhe, por megjithatë ajo shpresë tashmë paska vdekur. Cila shpresë, dhe pse? Tema e artikullit ishte, është për Muonet. Lexuesit e artikullit tani sikur duhet të mendojnë “vërtet e dhimbshme, nëse shpresa për muonet paska vdekur, dhe misteri fondamental rreth muoneve vazhdon të jetojë, atëherë aq për keqardhje, aq e dhimbshme kjo punë” – lexuesit do pikëllohen mos pyet.
Mirëpo pse duhet “dramë”, pse duhet dramatizuar për muonet në mënyrë të tillë (në artikullin tuaj, z. Wood), thuase muonet na qenkan i vetmi mister dhe problem që e kanë fizikanët modernë, pse t’mos shihet çështja e muoneve akoma dhe gjithmonë me shpresë, pse t’mos “jetojë” shpresa tutje, aq e thjeshtë është, psh. ngjashëm siç dhe me “misterin e gravitetit” (di për mijëra problemesh reale në fizikë, mistere që nuk janë kuptuar nga shkencëtarët deri sot, por le të marrim vetëm 1 prej tyre si shembull të “shpresës së pavdekshme”), bie fjala graviteti ishte dhe ngeli mister i madh, mister gjigant, mirëpo shpresa gjithmonë ishte dhe ende është “gjallë”, shpresa për ta zgjidhur misterin e gravitetit do jetë gjallë gjithmonë, kurrë s’ka vdekur dhe nuk do vdesë, shpresë 100% e pavdekshme, derisa definitivisht t’jetë zgjidhur misteri i gravitetit…
…andaj pse duhet të vdesë shpresa e fizikanëve për muonet, pse duhet të vdesin shpresat, vërtet e çuditshme si qasje : ) anise për muonet ndoshta mund t’ketë patur gjallë “shpresash të rreme”, kjo dhe mund t’jetë e saktë, diç si tjetër anë e medaljes, dhe jemi dakord që “shpresat fals” të vdesin, le t’vdesin shpresat gënjeshtare, s’na dhimbsen, por i çuditshëm qëndrimi juaj z. Wood, pse duhet të “vdesë” shpresa e vërtetë, shpresa legjitime shkencore : ) ]
| – – – fjalët e autorit
Fizikanët bëjnë parashikime duke u përqendruar në ngjarjet më të thjeshta dhe duke injoruar sekuencat më të ndërlikuara të ngjarjeve. Ata i organizojnë ardhjet dhe ikjet e grimcave me vizualizime të njohura si diagramet e Feynman. Por një regjistrim i plotë i mundësive të pafundme – dhe për këtë arsye një parashikim i saktë – është i pamundur. Pra, çdo parashikim ka njëfarë pasigurie ose gabimi… Problemi qëndron tek disa bashkëveprime të rralla të muoneve… Këto grimca e ndiejnë forcën bërthamore “të fortë” (në krahasim me forcën më të dobët elektromagnetike). Dhe kur përfshihet forca e fortë, diagramet e Feynman dështojnë…
[ shpjegon autori Wood, dhe pastaj tutje më poshtë artikullit, vazhdon ]
Një shpresë e madhe e Fizikës Thërmijore ka vdekur. Kjo do t’thotë që misteri themelor i muonit do vazhdojë të jetojë (mbretërojë). Dhe ky mister është: Pse universi na i dha tre breza grimcash të materies (siç janë elektroni, muoni dhe tau) kur vetëm një brez grimcash do mjaftonte?
| – – –
[ fjalët e mia > po… mjaft e pakuptimtë, e di, vërtet e çuditshme, univers i çuditshëm, me të drejtë shtrohet pyetja pse? pse universi këtë, pse universi atë, madje pse gjithmonë duhet shtruar dhe pyetjet?, pse 3 breza grimcash? (keni pyetur), 1 brez do funksiononte po aq mirë, dhe shkenca do ishte aq e lehtë, pse jo vetëm 1 brez?, unë madje çuditem pse pyetjet tona s’kanë fund? – mirëpo kjo ndoshta dhe është shkenca, kaq është shkenca, kaq është gjithçka, asgjë më shumë sesa kureshtia jonë – do thoshte Ajnshtajni, nëse nuk ditkemi diç, kjo s’do të thotë “shpresa duhet të vdesë”, pse duhet të vdiset “anyways”?…
…pse universi duhej t’ishte aq i pakuptimtë?, pse e bëri gravitetin aq kompleks?, ende s’e gjetëm as çfarë është, pse muonët duhej të ngeleshin mister?, pse s’e zbuluam kurrë “gravitonin”?, pse e zbuluam “muonin” edhe pse çfarë është kurrë s’e morëm vesh?, pse universi ia bëri jetën Hawking-ut aq të vështirë (paqja qoftë me të), duke e paralizuar, dhe pastaj ia dha një shpresë aq të rreme se “një ditë do dimë gjithçka?” (kështu pandehte ai, siç e dimë synonte “teorinë e gjithçkaje” – theory of everything) etj. etj., mund të vazhdoj me javë të tëra duke e pyetur universin pse, apo dhe me muaj të tërë, mund t’ju shtrojë juve fizikanëve 1 milion e 1 pyetje rreth universit, lloj-lloj “pse-sh”, pyetje për të cilat e di që nuk keni përgjigje, njësoj siç ende s’e dimë pse muonet këtë, pse muonet atë?, pse graviteti ngeli mister? etj. etj. kështu me radhë… gjithmonë duke u çuditur “pse” : )
…gjithsesi, shpresoj që Quanta kurrë t’mos lodhet me artikujt rreth shkencës, shpresoj që Quanta të vazhdojë me pyetjet përgjithmonë “pse kjo, pse ajo, pse gjithçka”, shpresoj që SHPRESA t’mos vdesë kurrë, shpresoj që shpresa dhe forca gjithmonë t’jenë, dhe qofshin me ju, “may hope be with you” i respektuar z. Wood, vërtet shpresoj që buzëqeshja juaj shkencore t’mos vdesë kurrë : )
me respekt… ]