Rreth Monogramit të Përkrenares (së Skënderbeut)

(s. guraziu – ars poetica, 30 q 2025 – kolazh, koment)

[ IN PE RA TO RE BT ] – meqë s’është shkencë ekzakte, nëse s’e kemi mirëfilli idenë, ateherë s’do ishte keqinterpretim të thuhet se përkrenarja thotë: Skënderbeu, “Rex Albaniae, Terrori Osmanorum”… Mbreti i Shqiptarëve, i bekuar nga Jezusi i Nazaretit jo vetëm për të qenë mbret i shqiptarëve por dhe për t’i tmerruar osmanët

…përkrenarja e Skënderbeut e ka një shirit bakri të zbukuruar rreth e rrotull me një monogram, germat lexojnë [ ✽ IN ✽ PE ✽ RA ✽ TO ✽ RE ✽ BT ✽ ] monogrami (sipas disa shkollarëve) do t’thotë : Jhezus Nazarenus ✽ Principi Emathie ✽ Regi Albaniae ✽ Terrori Osmanorum ✽ Regi Epirotarum ✽ Benedictat Te (Jezusi i Nazaretit e Bekon (Skënderbeun), Princ i Ematisë (Emathia – Mati i Shqipërisë), Mbret i Shqipërisë, Tmerr i Osmanëve, Mbret i Epirit) – si duhet që pjesa e monogramit “IN” të lexohet Jezus Nazaret, dhe si vihet tek bekimi i Skënderbeut nga Jezusi i Nazaretit (meqë menjëherë pas IN figuron PE, Principi Emathie) s’e kam idenë : ) sidoqoftë e di se i pati “tmerruar, e ndoshta dhe terrorizuar, osmanët”, për fat të mirë bëmat, betejat dhe kronikat janë mjaft të qarta…

…në një vend pata lexuar: mendohet që traka e bakërt me monogramin do jetë shtuar nga pasardhësit e Skënderbeut (dihet që pas vdekjes së tij përkrenarja dhe armët qenë zhvendosur në Itali, nga Donika Kastrioti), dmth. mendohet se monogrami do jetë shtuar aty prej pasardhësve, pasi Skënderbeu nuk ka mbajtur ndonjë titull tjetër përveç “Sundues, Zot i Shqipërisë” (Dominus Albaniae), monogrami sugjeron 2 herë “Regi” (Regi Albaniae, Regi Epirotarum) mirëpo përkthimi i saktë i Regi do ishte Mbretëri, ndërsa termi Rex do i referohej Mbretit – kuptohet për asgjë rreth monogramit të përkrenares vetë s’e kam idenë : )

…di se qeveria shqiptare e para Luftës II Botërore e pati blerë 1 kopje të përkrenares në v. 1937 (punuar nga një mjeshtër austriak), di se me rastin e kremtimit të 100-vjetorit të Pavarësisë, qeveria shqiptare e pati “huazuar” përkrenaren origjinale të Vjenës dhe për ca kohë pati ndenjur në Tiranë, pastaj i qe kthyer muzeut vjenez, di se të tjerat, qofshin në Krujë, në Tiranë e gjetiu janë “kopje”… po ashtu di se njëra nga shpatat e Skënderbeut qe blerë nga Ferdinandi II i Tirolit (shpata që tani ndodhet në “Kunsthistorischen Museum” në Vjenë), sa për detaje të tilla si lexohen dhe si “deshifrohen” monogramet s’e kam idenë, herë pas herë provoj të mësoj ndonjë gjë, por shpesh dhe dështoj me mësimet, sepse rishtas kuptohet, sigurinë rreth disa gjërave mund ta kemi të plotë tek pasi t’i kenë kuptuar vetë shkollarët, tek pasi t’jenë sqaruar nga ta : )

***
…duke u marrë me monogramin, mësova se një 3D-dizajner nga India, me emrin përdorues apo me nofkën [ @sidnaique – në portalin cults3d/com ] e kishte punuar një bust mjaft kualitativ të Skënderbeut, vetë s’kam parë ndonjë 3D-bust më të detajuar të Skënderbeut deri tani, u binda sidomos kur i pashë detajet e përkrenares që më duheshin (parë nga të gjitha anët), dizajneri indian e paskësh publikuar në Janar 2024, “bravooo” i thashë duke pandehur ndonjë dizajner shiqptar, pastaj doli se ishte indian, për nevojën time ashtu në mendje e “falënderova” disa herë, “faleminderit dizajner nga India” sepse fotot e modelit tënd paskan gjithçka që më duhej : ) modeli i tij mund të shihet këtu [ https://cults3d.com/en/3d-model/art/skanderbeg-sidnaique ]

…pastaj e pashë se një përdorues tjetër me emrin “Yonda”, duke e përdorur modelin e dizajnerit indian, me ndihmën e 3D-printerit e kishte printuar Skënderbeun, dhe disa foto i kishte postuar tek komentet – rishtas m’u ngjall buzëqeshja…

[ ngjitur: kolazh rreth monogramit [ IN PE RA TO RE BT ] nga përkrenarja e Skënderbeut, dmth. me ndihmën e dizajnerit indian @sidnaique, ai vetë s’e ka idenë por më “furnizoi” me 3D-përspektivat e përkrenares që më duheshin : ) ]