Drithrat e Kosovës (2023) gjithsej 127 milionë €

Drithrat e Kosovës (2023) gjithsej 127 milionë € (Bazuar në të dhënat e ASK – Më poshtë disa infografika ndëraktive: Sky Division, Korrik 2025)

Kosova s’kishte taksa për asnjërin nga produktet (e tabelës), ndërsa subvencionet për Misrin ishin 9.0 milionë €, për Grurin 16.3 milionë €, për Elbin 0.1 milionë €, për Tërshëren 0.3 milionë €, për Thekrën 0.0 milionë €

Sipas Vlerës me çmimin bazë, në milion-a €, 2023 (Grurë – Thekër – Elb – Tërshërë – Misër = 127 milionë €)

57% Grurë, me vlerë 72.5 milionë € / 40 % Misër, me vlerë 51.5 milionë € / 2% Elb dhe Tërshërë, me vlerë 2.8 milionë € / 0.5% Thekër, me vlerë 0.5 milion €


 
Sipas Vlerës me çmimin e prodhimit, në milion-a €, 2023 (Grurë – Thekër – Elb – Tërshërë – Misër = 101.4 milionë €)

Drithrat e Kosovës për v. 2023, sipas Vlerës së Çmimit të Prodhimit – 55% Grurë, me vlerë 56.1 milionë € / 42 % Misër, me vlerë 42.5 milionë € / 2% Elb dhe Tërshërë, me vlerë 2.4 milionë € / 0.4% Thekër, me vlerë 0.4 milion €


Rrethi i jashtëm – Vlera me çmimin bazë, në milion-a €, 2023 (Grurë – Thekër – Elb – Tërshërë – Misër = 127 milionë €)

Rrethi i brendshëm – Vlera me çmimin e prodhimit, në milion-a €, 2023 (Grurë – Thekër – Elb – Tërshërë – Misër = 101.4 milionë €)


 
Të dhënat / Referencat – ASK (Agjencia e Statistikave të Kosovës): Llogaritë Ekonomike për Bujqësi – Vlerat me çmime aktuale, milion-a euro, 2023 – Përditësimi i fundit nga ASK – 9 Shtator 2024 – Email: infoask@rks-gov.net / Tel: (+381) 038 200 31 129
Tek shtojca “Shënime” thuhej se ASK, përkatësisht Departamenti i Statistikave të Bujqësisë dhe Mjedisit gjatë v. 2023 ka bërë ndërrimin e vitit bazik te Indeksi i Çmimeve të Prodhimeve dhe Hyrjeve në Bujqësi nga 2015=100 në 2020=100, që është në përputhje me metodologjinë e Eurostat. Për kalkulimin e Llogaritjve Ekonomike në Bujqësi 2020-2023 janë shfrytëzuar indeksat e viteve bazikë 2020=100.

Për fat të keq s’kishte të dhëna publike për v. 2024, përditësimi i fundit nga ASK paskësh qenë në Shtator 2024 (mbase të dhënat për v. 2024 do figurojnë pas Shtatorit 2025, ndoshta nga ASK secilin Shtator bëhen përditësimet për vitin pararendës).

Apo ndoshta infot e freskëta të ekonomikave tashmë janë me pagesë dhe në Kosovë (sepse tashmë dhe Kosova kapitaliste, apo jo). Psh. në Holandë dhe në mbarë botën perëndimore, ose më mirë të thuhet në vendet e gjithë botës “kapitaliste + komunisto-kapitaliste”, statistikat relevante të ekonomikave janë me pagesë.

Anise jo statistikat bazike, pjesa dërrmuese e statistikave janë publike. Mirëpo psh. statistikat tregtare, ke dëshirë të nisësh një biznes dhe të interesojnë statistikat e tregut – kuptohet, fillimisht e hulumton tregun që synon. Nuk investohen milionat symbyllur, askush nuk investon kot, s’ke dëshirë as surpriza as të rrezikosh.

Ta zëmë ke vendosur të shesësh këpucë speciale, aso me lëkurë krokodili, jo patjetër ‘louboutin’ me xingla-mingla por super-fetishistike, këpucë të rralla a la “cowboys”, apo aso që bëjnë dritë në disko-errësirë etj etj. ku ta dimë : )

Në rregull pse jo, ASK-ja e secilit vend thotë ‘okidoki’ statistikat ekzistojnë por na vjen keq, s’janë falas. Tashmë as në Kinë statistikat e tilla nuk janë falas – nëse t’kenë qenë ndonjehere, na ishte se ç’na ishte. Tashmë edhe Kina komunisto-kapitaliste, apo jo, edhe=edhe, as=as, sipas qejfit.

Jo se gjoja na qenka “çoroditur” bota, s’duhet ekzagjeruar as euforizuar, thjesht ashtu e diktojnë kapitalizmat. Qoftë në Kubë a në Tasmani, pa perjashtime, kudo e gjithandej, qoftë n’Kosovë a në Kinë… se mos vetëm këpucët, tashmë ndoshta dhe ideologjitë shiten sipas “interesave” etj. etj. : )

(s. guraziu, k 2025)