(s. guraziu – ars poetica, gusht 2025)
…bazuar në rregulloret e 2 vendeve shqiptare, të gjithë shoferët kosovarë automatikisht do jenë të “dehur” në Shqipëri, toleranca kosovare për alkoolin në gjak thotë 0.5 ‰ – në Shqipëri niveli maksimal i alkoolit që tolerohet është 0.1 ‰ dhe kështusoj si rregullë s’do duhej të falen por vlejnë gjobat : )
Personat e dënuar sipas llojit të kundërvajtjes në gjykatat themelore të Kosovës, vitet 2003-2019
| Personat e dënuar sipas llojit të kundërvajtjes në gjykatat themelore të Kosovës, vitet 2003-2019 | |||||||
| Viti | Gjithsej | Rendi dhe Qetësia Publike | Komunikacioni | Siguria Publike | Ekonomia | Financat | Kundërvajtjet tjera |
| 2003 | 112.576 | 6.344 | 97.981 | 206 | 7.356 | 14 | 675 |
| 2004 | 118.468 | 6.002 | 105.172 | 137 | 6.528 | 11 | 618 |
| 2005 | 127.739 | 5.455 | 112.233 | 210 | 8.266 | 1 179 | 396 |
| 2006 | 130.576 | 4.838 | 113.958 | 258 | 9.765 | 1 169 | 588 |
| 2007 | 130.036 | 4.315 | 117.990 | 180 | 6.970 | 298 | 283 |
| 2008 | 129.776 | 4.440 | 115.513 | 351 | 8.820 | 100 | 552 |
| 2009 | 137.798 | 3.889 | 125.613 | 268 | 7.562 | 118 | 348 |
| 2010 | 143.663 | 3.143 | 133.530 | 469 | 5.860 | 20 | 641 |
| 2011 | 161.937 | 2.407 | 152.503 | 509 | 6.233 | 93 | 192 |
| 2012 | 194.955 | 1.848 | 186.438 | 601 | 5.779 | 133 | 156 |
| 2013 | 213.099 | 1.822 | 206.713 | 582 | 3.765 | 115 | 102 |
| 2014 | 204.166 | 1.844 | 197.782 | 121 | 4.313 | 40 | 66 |
| 2015 | 180.057 | 1.225 | 173.694 | 171 | 4.693 | 132 | 142 |
| 2016 | 193.085 | 780 | 188.229 | 29 | 3.833 | 131 | 83 |
| 2017 | 93.545 | 721 | 88.132 | 31 | 4.410 | 116 | 135 |
| 2018 | 36.668 | 1.091 | 31.277 | 135 | 3.942 | 80 | 143 |
| 2019 | 20.453 | 868 | 15.070 | 48 | 4.186 | 88 | 193 |
…anise ndërtimi i rrugëve kosovare ishte shumë i shtrenjtë, Kosova nuk ka pagesë për përdorimin e rrugëve (ngjitur foto arkivore të kompanisë Enka, ndërtimi i autostradës drejt Maqedonisë Veriore)
Për financat, dhe në përgjithësi sa u përket “mashtrimeve” ekonomike, kosovarët qenkan diç si engjëj, as mashtruesë as abuzuesë, mrekullia vetë. Garant, as vetë zviceranët s’janë më të sinqertë me verdhushkat e me taksat, as ata të Vatikanit, askush. Bazuar në statistikat 15-vjeçare të kundravajtjeve, pata “përshtypjen” Kosova s’paska nevojë të ndajë buxhet as për policinë as për ushtrinë. Sa u përket kundravajtjeve, për kosovarët “katastrofa” kryesore qenka komunikacioni, trafiku rrugor. Mos pyet, thuase kosovarët me gjobat e trafikut e mbajkan “gjallë” jo vetëm aparatin policor të Kosovës, por ndoshta e financuakan dhe gjithë buxhetin e ushtrisë (po thosha mëvete, si shaka! Anise nuk është shaka, mund t’jetë dhe 100% përnjëmend).
Si përnjëmend? Epo bie fjala, në Holandë është i njohur fenomeni i “parazitllëkut”, sa herë duhet të mbushet kasa e “punëve të brendshme” policia holandeze aktivizohen dhe janë super të rreptë, s’e falin askend, sidomos evropianët që vijnë këndej. Shoferët vendas aq që guxojnë të bëzajnë… as gëk as mëk, por bie fjala, gjermanët, polakët, çekët, francezët, gjithë shoferët e Evropës që u ka rënë puna këndej, ankohen, u thonë policëve holandezë “parazitë”, në kuptimin na mbytët me gjobat, pa bërë gjë dhe s’dini të ngopur si mushkonjat parazite. Mirëpo s’kanë “faj” as policët, jo vetëm që e kryejnë detyrën për ta garantuar sigurinë e trafikut por duhet dhe ata t’i marrin pagat disi, apo jo : )
Si dallim, nëse bëhet fjalë për kundravajtjet në çështjet e financave, kosovarët thjesht qenkan engjëj, gjithë ai popull dhe aq pak abuzime me financat… mrekullia vetë. S’kam statistika të tyre, por në këtë drejtimin e financave shqiptarët e “andejshëm” padyshim do jenë mozomokeq, aspak të sinqertë. Them kështu sepse ata e patën vjedhur madje dhe Bankën Kombëtare, vetë Fullani dhe “gjithë” shokët e plaçkitjes qenë burgosur atëbotë. Deris sot kosovarët kurrë s’kanë shkuar aq larg sa t’i plaçkisin dhe vetë bankat – e padëgjueshme, s’ka ndodhur.
ASK i paska mbajtur dhe publikuar statistikat e kundravajtjeve nga 2003 e deri 2019 (padyshim dhe ato pas 2019 do publikohen). Sidoqoftë, nga 2003 deri 2019 si listë prej 15 vitesh është bazë solide për t’u “pasqyruar” denjësisht gjithçka, apo jo.
Athua mos vallë u pëlqyeka shpejtësia kosovarëve më tepër se ç’duhet, mirë rinia… apo megjithatë s’duhet gjeneralizuar, nuk futet i gjithë populli në një sirtar statistikash. I njohur fakti që gjithë rinia e botës influencohen nga, ta zëmë gama e 10-15 filmave të branshës “Fast & Furious” (sa vazhdime do jenë bërë, s’e kemi idenë saktë por mbi 10 sigurt – dhe s’do kishte aq shumë vazhdime nëse shpejtësia t’mos ishte “interesante”). Siduket rinia kosovare do kenë parë tepër shumë këso filmash të shpejtësisë, dhe si rezultat “crazy” në trafik, aq u bënë për gjobat.
Rregullat e shpejtësive pakashumë janë të ngjashme, si në Kosovë si në Shqipëri, anise ka dhe disa “dallime” interesante. Psh. bazuar në rregulloret e 2 vendeve shqiptare, padyshim kjo do jetë diç si (mos) marrëveshje fqinjësore e avancuar, të gjithë shoferët kosovarë automatikisht do jenë të “dehur” në Shqipëri, toleranca kosovare për alkoolin në gjak thotë 0.5 ‰ – në Shqipëri niveli maksimal i alkoolit që tolerohet është 0.1 ‰ dhe kështusoj si rregullë s’do duhej të falen por vlejnë gjobat : )
Në Kosovë, në zonat e banuara (vendbanime) shpejtësia maksimale është 50 km/orë – në Shqipëri nja 10 km më ulët – 40 km/orë. Kufizimet standarde të shpejtësisë në Kosovë e Shqipëri (përveç nëse tabelat thonë ndryshe) janë si vijon më poshtë. (Siç dihet Shqipëria ende rehat, por tashmë meqë Kosova ka dhe autostrada, duhet cekur që hyrja në autostrada është e ndaluar për automjetet shpejtësia maksimale e të cilave nuk i arrin 60 km/orë).
Në përgjithësi, jashtë zonave të banuara (vendbanimeve) – 80 km/orë. Magjistrale – 110 km/orë. Autostradë – 130 km/orë. Makinat dhe motoçikletat: në zona të banuara (vendbanime) – 50 km/orë, jashtë zonave të banuara – 80 km/orë, magjistrale – 110 km/orë, autostradë – 130 km/orë. Makinat me rimorkio: në zona të banuara (vendbanime) – 50 km/orë, jashtë zonave të banuara – 80 km/orë, magjistrale – 100 km/orë, autostradë – 100 km/orë
Dritat e “rrëzuara” janë të detyrueshme. Niveli maksimal i alkoolit në gjak, toleranca kosovare thotë 0.5 ‰ – në Shqipëri – niveli maksimal i alkoolit që tolerohet është 0.1 ‰. Në Kosovë gomat e dimrit janë të detyrueshme nga 15 Nëntori deri më 15 Mars. Për çudi, në Shqipëri gomat e dimrit nuk FARE janë të detyrueshme. Kur turistët e shohin hartën e bjeshkëve, kur e studiojnë topografinë e 2 vendeve, sikur “çuditen”, sipas tyre Alpet e Shqipërisë janë në Shqipëri, jo në Kosovë. Përdorimi i telefonit gjatë drejtimit të automjetit është i ndaluar – përveç nëse t’jeni me aso “limuzine VIP-ash”, kuptohet atëherë thjesht mund të flisni, mund dhe të deheni totalisht, qëkur duart e lira, s’duhet të mbahet as telefoni as timoni.
Pajisjet e detyrueshme janë pakashumë njësoj gjithandej nëpër botë – duhet aso Shenjë ndalese emergjente, sëpaju 1 Pako e ndihmës së shpejtë, Jelek reflektues, Litar tërheqjeje. Si n’Kosovë si n’Shqipëri rripat e sigurimit janë të detyrueshëm për të gjithë pasagjerët. Për fëmijët e vegjël, ulësja e përforcuar është e detyrueshme (nën 12 vjeç dhe lartësi deri në 150 cm).
Në Kosovë, ç’është e mira, më e ëmbla nga të gjitha, nuk ka pagesë për përdorimin e rrugëve. Anise Kosova kërkon sigurim të detyrueshëm të automjeteve dhe sigurim përgjegjësie për automjetet e regjistruara jashtë vendit. Meqenëse Kosova nuk është pjesë e sistemit ndërkombëtar të sigurimeve “Karta e Gjelbër”, blerja e sigurimit vendor të përgjegjësisë ndaj palëve të treta është e nevojshme. Sa për të dehur s’duhet të vini me veturë në Kosovë, kjo nënkuptohet, 0.5 ‰ asnjë pikë shampanjë më shumë.
Nëse esëll, atëherë mirësevini, ju duhet polisa e sigurimit kufitar, e cila nëse merret me formularin ‘online’ nuk është falas, duhet të paguhet. Është falas vetëm nëse merret në pikat kufitare të Republikës së Kosovës. Kur blihet përmes formularit internetik, me detyrim ligjor duhet zgjedhur kategorinë e saktë të mjetit motorik. Në këtë pikë kosovarët kërkojnë t’i respektoni normat e qytetarisë, assesi të gënjeni nëpër formularët, ata nisen se do jeni të sinqertë.
Në rast të deklarimit të gabuar të kategorisë së mjetit motorik (për t’paguar më pak, dmth. pse t’paguhet për kamion… nëse formulari thotë zgjedh veturën e vogël të Mr. Bean : ) atëherë kontrata e sigurimit do jetë e pavlefshme. Në rastin kur policia ju ka zënë, dhe vërtetohet se keni “gënjyer”, se do paguani rishtas kjo po se po, por dhe pagesa vjetër “gënjeshtare” nuk do ju rimbursohet – do shkojë rrush e kumbulla. Kostoja e sigurimit varet nga lloji i automjetit dhe nga kohëzgjatja e polisës. Afati minimal për një kontratë sigurimi është 15 ditë, dhe maksimumi është 1 vit. Mund të merret në çdo pikë kufitare gjatë hyrjes në Kosovë, kushti është t’mos jeni të dehur… duhet esëll, jo më shumë se 0.5 ‰, ose të blihet në faqen e internetit, siç sqaruam [ api.bks-ks.org ]
Numri i Personave të Dënuar (Kundërvajtja Ekonomia), Vitet 2003-2019
| Numri i Personave të Dënuar (Kundërvajtja Ekonomia), Vitet 2003-2019 | ||
| Viti | Ekonomia | Info shtesë |
| 2003 | 7.356 | |
| 2004 | 6.528 | |
| 2005 | 8.266 | |
| 2006 | 9.765 | |
| 2007 | 6.970 | |
| 2008 | 8.820 | |
| 2009 | 7.562 | |
| 2010 | 5.860 | |
| 2011 | 6.233 | |
| 2012 | 5.779 | |
| 2013 | 3.765 | |
| 2014 | 4.313 | |
| 2015 | 4.693 | |
| 2016 | 3.833 | |
| 2017 | 4.410 | |
| 2018 | 3.942 | |
| 2019 | 4.186 | |
Numri i Personave të Dënuar (Kundërvajtja Komunikacioni), Vitet 2003-2019
| Numri i Personave të Dënuar (Kundërvajtja Komunikacioni), Vitet 2003-2019 | ||
| Viti | Komunikacioni | Info shtesë |
| 2003 | 97.981 | |
| 2004 | 105.172 | |
| 2005 | 112.233 | |
| 2006 | 113.958 | |
| 2007 | 117.990 | |
| 2008 | 115.513 | |
| 2009 | 125.613 | |
| 2010 | 133.530 | |
| 2011 | 152.503 | |
| 2012 | 186.438 | |
| 2013 | 206.713 | |
| 2014 | 197.782 | |
| 2015 | 173.694 | |
| 2016 | 188.229 | |
| 2017 | 88.132 | |
| 2018 | 31.277 | |
| 2019 | 15.070 | |
Numri i Personave të Dënuar (Kundërvajtja Financat), Vitet 2003-2019
| Numri i Personave të Dënuar (Kundërvajtja Financat), Vitet 2003-2019 | ||
| Viti | Financat | Info shtesë |
| 2003 | 14 | |
| 2004 | 11 | |
| 2005 | 1.179 | |
| 2006 | 1.169 | |
| 2007 | 298 | |
| 2008 | 100 | |
| 2009 | 118 | |
| 2010 | 20 | |
| 2011 | 93 | |
| 2012 | 133 | |
| 2013 | 115 | |
| 2014 | 40 | |
| 2015 | 132 | |
| 2016 | 131 | |
| 2017 | 116 | |
| 2018 | 80 | |
| 2019 | 88 | |





