…në një faqe të urtësive indiane dikush i kishte renditur 26 kualitete shpirtërore që përcaktojnë nëse personi i plotëson kriteret për të qenë hyjnor, apo nëse nuk i plotëson… dhe dmth. ngelet njeri, ngelet njerëzor – fillimisht m’u duk listë e gjatë, por u bëra kureshtar, e lexova listën, për çudi vetëm nja 4-5 kritere s’isha i sigurt, s’ka njeriu si e gënjen vetën, i konsiderova “kualitete që më mungojnë” dhe kuptohet doli se nuk i plotësoj kriteret për të qenë hyjnor – mund ta kisha mbajtur dhe sekret, s’do e dinte kush, mirëpo ndryshova mendje, më mirë le ta dinë bota që s’jam njeri i keq, në fakt uuupss… gabova, mendja më shkoi “njeri i mirë”, mirë që u përmbajta, i bie si “vetëlavdërim”, po e ngjes listën komplet, lista nuk gënjen, gjithçka me fakte, nga 26 kualitete të hyjnorëve 21 i plotësova “green”, vetëm nja 4-5 sosh jo… i lashë si pikëpyetje : )

