…më interesonte t’i gjeja ca foto nga stërvitja e sivjetshme “Defender Europe 2025”, patjetër do i kenë faqet ushtarake shqiptare, do kenë postuar ndonjë lajm, ndonje artikull, e gjithashtu dhe foto, po thosha mëvete – dhe po, i gjeta fotot – kjo ishte arsyeja që i vizitova faqet e Mbrojtjes, pastaj për ca kohë po shihja andej-këndej duke shfletuar kot (më shumë duke parë foto sesa duke lexuar, nganjëherë thjesht s’na duket “interesant” leximi, apo jo : )
…gjithsesi, duke shfletuar revistën “Mbrojtja” (numër i v. 2022, organ i Ministrisë së Mbrojtjes Shqiptare), një artikull me autor Prof. Dr. Zaho Golemi fliste për meritat e mëdha të Rreshter Shtabit (qeni amerikan që quhej “Shtabi”, luftëtar i Luftës I Botërore, i shpallur hero, i graduar “Rreshter”, i dekoruar madje me medalje ari, paska patur dhe uniformën e vet speciale, pallto kamoshi mbushur me dekorata, qenka pritur në audiencë nga 3 presidentë të ShBA, kur paska ndërruar jetë nekrologjia për Stabin do publikohej në “The New York Times” – shkruante autori Golemi – ngela duke lexuar artikullin, shkova deri në fund, ishin 4-5 faqe, sepse s’e kisha idenë, s’kam ditur, edhe pse ditkan e gjithë bota, publiciteti qenka voluminoz, siç mësova nga artikulli, skulpturat e Shtabit, pikturat etj. etj. qenkan gjithandej ndër muzeumet, e madje dhe në pavionin “Price of Freedom” të Muzeut Kombëtar të Historisë… në Washington DC
(s. guraziu – ap, gusht 2025)

