(mini-galeri, disa foto… për nder të 16-vjetorit në NATO)

…fotoja më e bukur e 2025, s’ka dyshim se uniformat moderne janë super, kanë vende për t’i ngjitur më shumë logo, dekorata, grada, flamuj : )
Siç dihet sivjet u bënë 16 vjet nga anëtarësimi i Shqipërisë në NATO – Më 1 prill 2009, Shqipëria do bëhej anëtare me të drejta të plota në NATO.
Po ashtu dihet se procesi i anëtarësimit në NATO do i sillte dhe disa zhvillime të ndryshme për Shqipërinë, që përfshijnë transformimin e Forcave të Armatosura, angazhimin në misione paqeruajtëse dhe angazhimin e institucioneve shqiptare për mbështetjen e politikave të sigurisë së Aleancës.
Fort bukur, dhe s’ka si më bukur. Sivjet, z. Pirro Vengu, Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Shqipërisë (në funksion nga 2024) në një rast qe shprehur “Shqipëria mbron! Shqipëria kontribuon! Shqipëria përgatitet!” – dmth. Shqipëria s’është më nga ato vendet që pret mbrojtjen nga ndokush, por dhe vetë mbron e kontribuon tashmë në mbrojtjen, në kuadër të aleancës.
Ngjitur, një mini-galeri fotosh (të gjitha publikuar nga Ministria Shqiptare e Mbrojtjes gjatë v. 2025) – fotove “ushtarake” në fund ua shtuam dhe disa foto civile të “ministrit më simpatik të mbrojtjes” që ka patur NATO-aleanca ndonjëherë, gjithë anëtarët e NATO-s janë pajtuar… askush s’ka “mbrojtje më simpatike se Shqipëria”, fal z. Vengu NATO-ja tashmë e popullarizuar dhe në Hollivud, lloj-lloj aktreshash, lloj-lloj aso misesh bukukoroshe duke i shfletuar fotot e NATO-s jo për gjë tjetër… por të hutuara pas djaloshit nga Shqipëria, ashtu me flokët e qethur si “ushtarakët” ndër seancat e NATO-s z. Vengu duket si një djaloshar 16-vjeçar : ) sëshumti 18-vjeçar (thamë 16 që të përputhej sadopak me 16-vjetorin në NATO), kur shkon në Bruksel a kudo (saherë takohen ata shefat e lartë) të gjithë i buzëqeshin, e dëgjojnë me vëmendje, kënaqen duke e dëgjuar, qoftë vetë Sekretari i NATO-s holandezi Mark Rutte, apo qoftë ai amerikani, shefi i mbrojtjes z. Pete Hegseth (sado mendjelartë qofshin sakaq zbuten, sidomos z. Hegseth s’preket fare, më mendjemadh se vetë z. Trump, që të dy i varin “qepët aq lart” por kot, u ligështohet zemra, shihni fotot dhe vetë), madje dhe ajo zonja e BE-së (në fund, veshur me të kuqe) s’pati mundur të rezistonte, pa një pa dy i pati thënë “po” Shqipërisë, me mbrojtje e me gjithçka bashkë : )
(s. guraziu – ap, gusht 2025)






























