(s. guraziu – ap, 2018 – koment)
…shkenca është e mrekullueshme, na mahnit e na magjepsë, universi s’ka diç më simpatike sesa shkencat e Tokës : )
ndoshta s’e keni ditur, ndoshta dhe e keni ditur, por sipas shkencës Rregulli “fshihet” brenda Kaosit të pafundësisë (ndalu një grimë, kujtohu, mendo mirë se ç’thamë me fjalinë që sapo e thamë) – që të shihet (që të kuptohet dmth.) se si Rregulli “fshihet” brenda Kaosit, duhet imagjinuar çiftet me ngjyra të numrave A, B në një skemë të pafundësisë (rishtas ndalu një grimë, imagjinoje pafundësinë dhe çiftet e numrave, e lehtë të imagjinohet pafundësia)…
…natyrisht që duhet “teorizuar”, shkenca ultramoderne na i ofron ca grafika të “universit”, ca ide të “vrimave të zeza”, të “singularitetit kuantik”, të “Anti-de Siter Space”, të “maces së Schroedinger” etj etj. (të gjitha këto janë gjëra që shkenca i njeh mirë se ç’janë, tjetër se vetë shkencëtarët mjaft modestë, prore insistojnë se nuk i dinë : )
…shkenca moderne na thotë se teoria e Ramsey i “studion” kushtet nën të cilat shfaqet Rregulli, qoftë dhe në një sistem super-kaotik, madje shkenca bazohet dhe në “logjikën filozofike”, filozofikisht, fjala vërtitet (thonë shkencëtarët) rreth principit se “Çrregulli Totalitar” ose kaosi total është i pamundur, pasi në cilindo gala-sistem kompleks, e pashmangshme do jetë dhe ekzistenca e një nën-sistemi i cili ka më shumë “strukturë” sesa hiçi struktural…
…sinqerisht, ec e mos buzëqesh me grafikat impresive dhe me hipotetikat, tekefundit grafikat e hijshme vizuelisht artikujt i bëjnë fort tërheqës : )

