(s. guraziu – ap, sht 2013 – i “studiova” dhe Miss-at, i frymëzuar nga Miss Turqia : ) – duke shfletuar “Ottoman History Podcast”)
(…rastësisht i zbulova aspiratat 1-shekullore të Turqisë për hyrjen në BE – pjesëmarrja e Turqisë në Miss Europe ishte shenjë se “vendi” i Turqisë është brenda komunitetit europian, dhe një shembull i shkëlqyer se si femrat me trupat e tyre përdoren për të krijuar imazhin kombëtar : )
Gjeta një kartolinë të Miss Turqia 1930, e cila, siç sqarohej “nuk e paska fituar garën për Miss Europa 1930”. Uuuu sa dëm, po thosha mëvete (duke u habitur që aq herët na paska marrë pjesë Turqia nëpër Miss-et). Më qeshej paksa me përshkrimin e kartolinës – pjesëmarrja në Miss Europe na qenkësh shembull i shkëlqyer se si femrat me trupat e tyre përdoren për të krijuar imazhin kombëtar : )
Meqë asgjë s’di rreth punës së Miss-eve, ja rasti të mësosh diç – e inkurajova veten. Mësova tutje që Miss-et evropiane ia paskan filluar pothuaj 1 shekull më përpara, në v. 1929. I pari spektakël qenka mbajtur në Opera-n e Parisit, dhe na paskan marrë pjesë 18 shtete të “bukura”.
Mësova se Shqipëria paska debutuar rreth 70 vjet më vonë, në v. 1992, dhe vendi më i mirë që paska “zënë” nga atëherë e tutje na qenka i 4-ti, në v. 1995. Ndërsa më së shumti fitore na paska Franca, plot 7 tituj të Miss Europa, duke fituar në v. 1931, 1948, 1949, 1954, 1966, 2001, 2006. As Turqia s’na qenka aq keq me fitoret, i paskan 4-5 tituj Miss-Eu!
(Fotot)
– Miss Europe – Viti i fillimit, 1929 – Miss Hungaria dhe dmth. Miss Europa: bukuroshja Elzbieta (Elisabeth) ”Bözsi” Simon, aka Böske (Betty) Simon
– Miss Europe – Në v. 1930 Miss Turqia na paska humbur për Miss Evropa, thuase për ironi fituese na paska qenë Miss Greqia! – Miss Europe 1930, Aliki Diplarakou
– Miss Turkey 1930, Mübeccel Namik – “Mübeccel Namik ishte Miss “Turkesha” e vitit 1930, dhe gruaja e parë turke që konkurroi për Miss Europe. Ky ishte viti i 2-të i Miss Europe, pjesëmarrja ishte shenjë se “vendi” i Turqisë është brenda komunitetit europian, dhe një shembull i shkëlqyer se si femrat me trupat e tyre përdoren për të krijuar imazhin kombëtar. Për fat të keq për Turqinë dhe për Miss Namik, Mis Europe 1930 u fitua nga një bukuroshe greke, Aliki Diplarakou.”
Pra, sipas “thashethemeve historike” rreth Miss Europe 1930, po bëhen pothuaj 100 vjet nga “shpalosja e aspiratave të Turqisë për hyrjen në BE”, 1 shekull është aq i gjaaaaatë, për 1 shekull dhe vetë veshët e gomarit të Nasredin Hoxhës do ishin zgjatur nga Stambolli e në Bruksel… andaj e lehtë t’i kuptosh turqit e inatosur “…donim dikur, por tani s’duam më, për inat të BE-së, kot na lusin, s’kemi tutje ambicje as evropiane as aziatike, s’do ta pranojmë hyrjen as në EU as në BE : )

