Kartolinat e Juan P. A. Kastriotit, shqiptaro-spanjollit fisnik!

S. Guraziu – AP Shtator 2013 (duke shfletuar “Ottoman History Podcast”)

Çfarë s’gjenë njeriu nëpër arkivat e një perandorie, Chris Gratien është PHD-student i historisë (Georgetown University), pra duke “mësuar, duke studiuar, duke gjurmuar, kureshtar”, ai jep ca sqarime shkurt lidhur me dokumentin.
Dokumenti i vitit 1902 shpjeguaka se këto kartolina e paraqesin Juan Pedro Aladro Kastriotin, i cili pretendonte prejardhjen nga Skënderbeu! Kartolinat paskan qarkulluar nëpër kryeqytetet evropiane të asaj kohe si Paris, Romë, Athinë… Ato qenkan gjetur tek dy individë, Nuri Frasheri dhe Basco Barbatassi, duke dashur t’i shpërndanin kartolinat në Perandorinë Osmane. Qenkan gjetur së bashku me një kalendar të shtypur në gjuhën shqipe, i cili nuk është përfshirë në dosje.

(më poshtë të dhënat e Gratien në anglisht, siç figurojnë atje në Ottoman History Podcast)

Postcards of Juan Pedro Aladro Kastriota, Albanian Pretender – The document explains that these postcards feature the image of Juan Pedro Aladro Kastriota, who claimed descent from the Albanian Skanderbeg. Skanderbeg was a famous 15th century Albanian nobleman who was also an Ottoman governor that rebelled against the Ottomans and became an obstacle to their early expansion. In claiming descent from Skenderbeg, Kastriota, a Spanish citizen, was thus claiming a place as an Albanian nationalist leader and pretender to the Albanian throne, which was theoretically threatening for the Ottomans.
These postcards circulated throughout European captials such as Paris, Rome, Athens and St. Petersburg. They were found on two individuals, Nuri Frashari and Basco Barbatassi, who wanted to destribute them in the Ottoman Empire. They were found alongside a calendar printed in Albanian, which is not contained in the folder.
BEO 1879/140894 (27 Ra 1320)