Portrete politikanësh, disa vite më të vjetra

…portrete politikanësh, disa vite më të vjetra (fotoja e Ramës është e v. 2022, shkrepur në Slloveni, fotograf Nebojsa Tejic, ish-Presidentja e Sllovakisë Zuzana Çaputova, pastaj krye-shefja e Evropës Ursula von der Leyen, pastaj e “dashura” e Ramës : ) italianja e ëmbël si “melun” Giorgia Meloni, pastaj vetë krye-plaku shqiptar (diç si “Ismail Qemal” modern) Edi Rama, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ish-Presidentja e Kroacisë Kolinda Grabar-Kitaroviq…

…duhet cekur (meqë ra fjala) se të dyja këto Presidentet (më të bukura të Evropës) më patën refuzuar, jo mirë dmth. sidomos kjo e Kroacisë më pati shpërfillur totalisht, diç si “Total Refusal” : ) s’ma pati varur fare, kur pati fituar Kroacia në futboll s’ia pata uruar fare fitoren (nga inati), s’kuptoj pse atë xhuxh-Makaronin e Francës nuk e pati refuzuar, rrinte n’shi me të, të lagur e të qullur s’ia lëshonte dorën, madje dhe Presidentit Biden i pati thënë “patjetër”, Amerika e para i thoshte : )