Mustakologu omnipotent, Niçeja omnipotent… me 10 fjali!

S. Guraziu – Ars Poetica, 2014

Aforizmat, për çfarë unë jam mjeshtri i parë ndër gjermanët, janë format e “përjetësisë”; ambicja ime është që me dhjetë fjali ta them atë që të tjerët (mezi) e thonë në një libër të tërë – atë që gjithë të tjerët s’e thonë dot në një libër.” – Friedrich Nietzsche

…kjo thënie (aspak shakalogjike) e Niçes fsheh brenda vetes aq shumë – nëse eventualisht jeni nga ata që shkruajnë libra, më mirë mos e vrisni mendjen rreth dërdëllitjeve të tij filozofike, pasi mund të zbuloni se dhe ju vetë jeni pjesë e “gjithë të tjerëve”… me inteligjencë të diskriminuar : )