Suzanne Buffam – Për Vargjet e Fundit, 2010

Për Vargjet e Fundit
[ Suzanne Buffam, 1971 Kanada ]

Vargu i fundit do duhej të tingëllonte si ankesa e të dashurit.
S’do duhej t’ishte i parashikueshëm.
Dhe s’do duhej të dëgjosh kurrë për fundin e tij.

© Suzanne Buffam – Canarium Books © 2010 – via Poetry Foundation, ShBA – për përkthimin: S. Guraziu – Ars Poetica, 2025

***
…rishtas Poetry Foundation me një poezi “ditore” super-të-shkurtër, pastaj në foto-portretin e poetes kanadeze më bëri përshtypje detaji i tatuazhit të saj, tingëllon pothuaj njësoj… “poetikisht”, në llërët e poetes shihet diç si tatuazh, “nën dritën e hënës… zambaku e dominon fushën” – mirëpo ndërkoh mendja po ashtu më shkoi “sa turp, Shqipja s’ka terma shqip për lulet, gjuha më e vjetër e Europës dhe e “varfër për lulet”, sa e dhimbshme, Shqipja e përdor Turqishten për t’i shprehur fjalët më të bukura të vetë gjuhës… turp për gjuhëtarët dhe akademikët shqiptarë që bëjnë zhurmë rreth gjuhës, i shohim në TV duke filozofuar, lexojmë artikuj nga ta, na bombardojnë gjoja me studime, mburren për përpilimin e fjalorëve etj. etj. por s’do duhej ta hapnin gojën kurrë… tekefundit JO derisa t’i kenë caktuar termat shqip për lulet : )
(senad guraziu – ars poetica, n 25)