Leontopithecus Rosalia – në kopshtin GaiaZoo, Kerkrade, Holandë

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

Leontopitekusi, Luani i Artë Tamarin, i njohur dhe si Marmoset i Artë, natyrisht nuk është “luan” por vetëm quhet ashtu një majmun i cili si habitat natyral i ka pyjet e bregdetit atlantik të Brazilit. Pra natyrshëm i takon Botës së Re* paçka se Leontopitekusi mund të “jetojë” dhe në Limburg të Holandës : )
Vetë s’kam patur rastin ta vizitoj kopshtin zoologjik në Kerkrade, meqë Leontopitekusi në fakt është një specie e rrezikuar, s’di nëse do t’ngushëllohej sadopak nëse i tregoj që pakashumë e kishim të njëjtin fat, jam shpërngulur dhe vetë, as unë s’kam lindur këtu, shikuar holl e holl s’jam as luan as lulandez : )

* në raport me Evropën, Amerika Veriore-Jugore ndonjëherë quhen dhe konsiderohen kolektivisht si “Botë e Re”, dmth. pas udhëtimeve të dikurshme të eksploruesve evropianë

* GaiaZoo është një kopsht zoologjik në Kerkrade, në Jug-Lindje të provincës holandeze Limburg, qe hapur në v. 2005 dhe është quajtur sipas perëndeshës mitologjike Gaja – në mitologjinë greke, Gaja është personifikimi i Tokës dhe është një prej hyjnive zanafillore, nëna apo stërgjyshorja e gjithë jetës, perëndesha Tokë, dmth. nëna e vetë zanafillës jetësore.