Kopjacët e historirave, të vjetërsirave unikale!

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

Ndërmarrjet për riprodhimin e manuskripteve të vjetra më duken mjaft sfiduese, padyshim do ishte shkencë mëvete t’i riprodhosh me qindra kopje “identike” të Mesharit të Gjon Buzukut. Derisa origjinali i Kopernikut si edicion i Nurembergut e pati parë dritën e botimit në v. 1543, edhe Meshari i takon pikërisht asaj kohe, diç më tepër se një dekadë më vonë, 1555. Dmth. njësoj si librin e Kopernikut, sa bukur do ishte sikur t’i ribënin nja 100 kopje të Mesharit : )

Nuk e di saktë numrin e kopjeve por në v. 2006 qenë riprodhuar rreth 400 kopje të manuskriptit origjinal të Kopernikut “De Revolutionibus Orbium Coelestium” (qenë publikuar nga Orbis Pictus, si dhe nga Bernardinum Wydawnictwo). Më mahnit “ngjashmëria, besnikëria ndaj origjinalit” që është arritur nga “kopjacët”, është impresive përpjekja për ta përsëritur pamjen dhe tiparet fizike të dokumentit origjinal, dhe dmth rezultati i arritur.

(faqe nga një kopje e 2006-ës, “De Revolutionibus Orbium Coelestium Libri VI” – Poeticon Astronomicon – “Sagittario” dhe “Capricorno”)