I “zemër” Tirana – Tirana me zemër, Tirana valentineske!

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

Dje paska qenë dita e të dashuruarve, lum si ata që i do Valentiniani (unë për vete jam rehat, s’kam të tilla aspirata : ) Skulptura “I zemër Tirana” qenka aso germatike, e ngjashme me “Newborn”… me shtet-beben e Prishtinës, sidoqoftë zemra e Tiranës qenka skuqur e përskuqur. E kuptoj fort mirë çdo të thotë “je t’aime”, “ti amo”, “love you”, “ich liebe dich”… mirëpo të tilla gjëra mund t’ia them vetëm Tiranës, dmth. njësoj si dhe fotoja – sidoqoftë “dashuria qenka ndjerë në çdo rrugë të Tiranës, buqeta lulesh, trëndafila, zemra gjithandej, çifte kapur për dore… kjo (paska qenë) Tirana e djeshme” – thuhej në Twitter nga “Visit Tirana”

Love feels in every street of Tirana on Valentine Day. Bouquet of flowers, hearts everywhere, couples holding hands, table bars with roses, this is a picture of Tirana today” (Twitter)

ndërsa kryebashkiaku Veliaj e paska postuar videon
Moli i Dashurisë“!❤
“Faleminderit American Bank of Investments, për këtë dhuratë kaq të bukur për liqenin. Në ditë si kjo, duhet të reflektojmë se sa shumë nevojë për dashuri ka Tirana? dhe Shqipëria”