Harta e Përhapjes së Çajit (përhapja e “Te” dhe “Cha”) Anembanë Globit
[ s. guraziu – ars poetica, mars 2026 – pak fjalë, koment rreth Hartë/infografikë nga Simeon Netchev – publikuar 14 Prill 2022 / WorldHistory Org ]
Është fakt që holandezët kanë luajtur rol vendimtar sa i përket përhapjes së çajit, është po ashtu e qartë kristal se prej nga emrat “çaj” dhe “te”… është e qartë se 2 fjalë të vogla kineze e patën pushtuar botën (“pushtim”… me plotkuptimin e fjalës : ) në hartën e autorit Netchev shigjetat e kaltra na sqarojnë se “te” përhapet përmes rutave detare, ndërsa shigjetat e kuqe na flasin për përhapjen e “cha” përmes rrugëve tokësore.
Është pakëz interesante po ashtu, që në Portugali përdoret fjala “çaj” – ndërsa aty ngjitas spanjollët i thonë “te” : ) kjo për shkak se çaji i parë arrin në Evropë përmes rrugës detare sjellur nga tregtarët portugezë, gjithashtu nëpër kolonitë portugeze (të Amerikës psh.) është rrënjosur “çaj” – mirëpo ja që fqinjët spanjollë e patën preferuar “te” (sjellur nga detarët holandezë), po ashtu dhe kolonitë spanjolle (të Amerikës dmth) pastaj do e “preferonin” të njëjtin emër “te” : )
Përhapja globale e çajit dhe emrat e shumtë – shkruan Simeon Netchev, si rrjedhë nga dy fjalë rrënjësore kryesore – “cha” dhe “te”, e që të cilat e kanë origjinën në Kinë dhe janë përhapur nëpër kulturat e botës përmes tregtisë. Modelet gjuhësore zbulojnë si përhapja e çajit i ndoqi rrugët tokësore, psh. Rrugën e Mëndafshit e po ashtu dhe rrjetet detare, veçanërisht gjatë epokës së eksplorimit evropian.
Termi “cha” u përhap nëpërmjet tregtisë tokësore, veçanërisht në Azinë Qendrore dhe në botën islame, ndërsa “te” u përhap nga detarët holandezë që e sollën çajin në Evropë në shek. XVII.
– Çaji i parë arrin në Evropë përmes rrugës detare sjellur nga tregtarët portugezë rreth shek. XVI
– Pastaj e kemi rrugën detare nga Kina në Evropë, nga v. 1637 do kishim dërgesa të rregullta çaji nga tregtarët holandezë, nga v. 1606 deri 1669 (për pothuaj 70 vjet) holandezët e kontrolluan tregtinë botërore të çajit, duke përfshirë madje dhe shitjen e filxhanëve, enëve të duhura për bërjen e çajit, ndërsa britanezët do ia fillonin me importimet e çajit në v. 1658 : )
– Rruga e dytë detare nga v. 1869
– Përmes “rrugës së çajit” nëpërmjet Mongolisë dhe Siberisë çaji arrin në Rusi, traktati i vitit 1689 u jep kalim të lirë tregtarëve.
– Rruga e karvanëve për në Tibet rreth v. 900.
– Çaji i Rrugës së Mëndafshit arrin në Lindjen e Mesme rreth v. 1000.
Të gjitha çajrat bëhen me gjethet nga Camellia Sinensis, një specie e vetme – sqaron Simeon Netchev. Një kaçubë vendase kjo, me gjelbërim të përhershëm në Azinë Juglindore, kur lihet në gjendjen e natyrshme mund të rritet nga 180 cm (për llojet me gjethe të vogla) dhe deri në 15 m për varietetin e lashtë të Yunnan. Çaji i ka tre linja-varietete të dallueshme të cilat u zbutën në mënyrë të pavarur në Kinë dhe Indi. Aktualisht kultivohet në mbi 52 vende të botës.
[ ➔ Shih po ashtu: Tea – A Drink that Quenches the Soul ]

