Michael John (Linz, Austri) – Të huajt si “pandofla” të tregut të punës!

(sguraziu – ars poetica, shkurt 2019)

…ca kohë të së dielës (sot) ia kushtova një studimi nga Prof. Dr. Michael John – “(Jo) Konflikt Kulturor Migracional dhe Integracional në Linz” – Instituti i Historisë Socio-Ekonomike, Universiteti Johannes Kepler, Linz, Austri (të cilin në fakt e pata shkarkuar para ca kohësh, por që s’gjeja vullnetin për t’iu qasur : )

…dhe sipas meje vështrimi i Prof. Michael John është i çmuar si “pasqyrë komplete” për mbarë Evropën, anise ai në fakt flet vetëm për “politikat rreth të huajve dhe për historinë e kësaj çështje” në Linz (kuptohet ndërlidhur me strukturën e politikave për të huajt e mbarë Austrisë), në një vend ishte shprehur “të huajt si “pandofla” të tregut të punës” – nëpërmjet analizës së tij Profesori John e pasqyron gjithë historinë e “politikave për të huajt” që nga koha perandorake, gjithsesi flet për marrëveshjet e Austrisë “Anwerbeabkommen mit der Türkei” (1964), “mit Jugoslawien” (1966), si dhe për “Massive Arbeitsmigration” (1967-1973)… e po ashtu për “zhvillimet” deri në fluksin e refugjatëve sirianë, studimi i tij e kapërthen historinë socio-politike si kornizë deri në v. 2016

…Profesori niset që nga “themeli” i kuptimeve kyç (të cilët terma dhe i përbëjnë politikat e natyralizimit të mbarë botës së qytetëruar, të mbarë Evropës, jo vetëm të Austrisë), analiza e tij “bazohet” në Asimilimin (llojin ideal dhe “nuancat”), në Akulturimin (përshtatjen në sferën kulturore), në Integrimin (kur është e mundur dhe ruajtja e identitetit etnik-kulturor, dmth. përfshirjen, pjesëmarrjen hapësinore, profesionale, politike, sociale, arsimore etj.), në Segregimin (shpërzierjen, shpërndarjen “kaotike” të të huajve në zonat urbane; ose geto-izimin (i matshëm nëpërmjet indekseve, psh. sipas meje Zvicra e ka ndjekur kryesisht dhe një lloj “modeli” të geto-izimit të kontrolluar, tekefundit kështu mendoj unë, me sa kam parë e kuptuar vetë para 20 viteve), tutje Profesori bazohet në Inkluzionin (përfshirjen – personi është pranuar në individualitetin e vet nga shoqëria, ka mundësinë të merr pjesë plotësisht në sferën kulturore), në Përjashtimin (joprania e individit në sferën kulturore, jopjesëmarrja në sferën shoqërore, izolimi)…

(ngjitur ca foto, perdorur nga Prof. Michael John ne studimin e tij)