SG – Pikat e përbashkëta të dhimbjes, 2001

PIKAT E PËRBASHKËTA TË DHIMBJES
S. Guraziu, 2001

Aty ku të therë ty
më thumbon diç dhe mua
aty ku ti pandeh se të dhemb
më dhemb dhe mua.

Aty ku engjëjt dalldisen
mes plagëve të tua jeshile
edhe tek unë aty
ka pirë gjak “predator-i”.

Aty ku vështrimi yt
e zhbiron vegshin hermetik
aty dalta ime e drunjtë
është ngrënë prej kohës.

Çdo gjë tek unë e tek ti
çdo gjë nga ti e nga unë
në dhimbje bashkëdyzohet
e më së shumti
më së dhimbshmi, dhimbja.

[ grafika: J. D. Hillberry – “Inner Beauty” (Bukuria e brendshme) ]