Distancimi Politik i Mustakologut… Niçeja i Madh

Njerëzit janë mjeshtra për pretendime. Pretendojnë se vendimet e tyre janë racionale, se motivet e tyre janë të pastra dhe qëllimet e tyre gjoja na qenkan fisnike. Megjithatë, nën sipërfaqe, ambicia, pasiguria dhe etja për fuqi (qoftë politike qoftë tjetër) qetas e formësojnë sjelljen e tyre.” – Niçe (Friedrich Nietzsche)

…askush s’mund të shtyhet me mustakologun, dihet kjo : ) mirëpo për mua sikur është + ekstra i respektuar për faktin që nuk e pëlqente politikën, Niçeja jo vetëm e pati kuptuar por dhe e ndjente se ndjekja e përsosmërisë kulturore dhe filozofike kërkon distancim rigoroz nga politikat – andaj për mua ngelet mustakologu më i respektuar i rrafshnaltes filozofike…

…në v. 1868 distancohet në mënyrë të qartë nga përfshirja aktive politike, në një vend pati shkruar se familja e ngulfatur nga rrëmuja e rrokopuja, nga hektikat dhe interesat politike, por sa për vete rehat, pasi vetë s’është “një kafshë politike”, përkundrazi vetë më shumë e zotëron një “natyrë iriqeske” dmth. gjoja si ndonjë gjembalaç i ashpër ndaj çështjeve politike, dhe vetë politika i trembet Niçes, si gjarpëri gjembave të iriqit : )

…njihet qëndrimi kritik i tij ndaj nacionalizmit politik, kjo patjetër, por sidoqoftë, më vonë qëndrimi i tij personal ndaj politikës qe ngurtësuar pothuaj në një formë të asketizmit kulturor, siç shprehet në shënimet e veta: “Du sollst keine Politik treiben. Du sollst nicht reich und kein Bettler sein. Du sollst den Berühmten und Einflußreichen aus dem Wege gehn” [ Do i shmagesh politikes. Nuk do jesh i pasur as lypsar. Do u shmangesh gjithë personave të famshëm e me ndikim ].

…pata lexuar diku, pakashumë se ky qëndrim “urdhëror” i vetëpërcaktuar strikt (ndaj vetvetes) e zbulon bindjen në rritje të Niçes se ndjekja e përsosmërisë kulturore dhe filozofike kërkonte distancim rigoroz nga politika, distancë nga angazhimi politik…
(s. guraziu – ars poetica, mars 2026)