…disa grafika i bëra brenda 1 min. me ndihmën e AI – sa për “manualisht”, me metodat klasike si Da Vinçi psh., s’them se nuk di të vizatoj, por do më duhej nja 1 javë sëpaku – njohësit e artit, ekspertët heshtin, por se si kam përshtypjen Da Vinçi i pati humbur 4 vite duke e skicuar Mona Lizën (sepse i duhej buzëqeshja e përkryer, ajo buzëqeshja enigmatike, jepte e merrte, fshinte e skiconte, i mprehte lapsat, rishtas e provonte, por assesi të ngelej i kënaqur – në fund fare, duke u mbushur viti i 4-të, i pati shpenzuar 3-4 muaj me ngjyrat e me brushat për portretin e vërtetë – madje dhe versioni i famshëm që ndodhet në Louvre nuk është i vetmi “origjinal”, dihet se e pati pikturuar dhe një Xhokondë tjetër : )



