Sot e ngrita Zvicrën në qiell sa i përket bukurisë!
(s. guraziu – ars poetica, shtator 2026)
Sot e lavdërova Zvicrën, e ngrita në qiell sa i përket bukurisë, shkrova shumë fjalë të bukura e të vërteta – madje dhe për bukurinë e padukshme, atë të fshehurën e Zvicrës. Nuk e di pse, por Facebook më bombardon me përmbajtje të rreme rreth Zvicrës, të krijuar nga Inteligjenca Artificiale (IA)! Thuase ma bën për inat, është e çuditshme, vërtet e çuditshme! Anise e di që Zvicra është vend i bukur – dhe kjo jo thjesht si shprehje e zbrazët a shterpe, por realitet (kam qenë atje dhe vetë, madje kam jetuar e punuar atje) – sasia e përmbajtjes së krijuar nga IA për “bukurinë” e Zvicrës është disi marramendëse.
Për shembull, Fb-faqja “Switzerland Lovers” thotë se Zvicra e ka zhvilluar turizmin malor në një nivel të jashtëzakonshëm ndër breza. Rrjeti i gjerë i shtigjeve të mirëmbajtura për ecje lidh fshatra simpatikë alpinë, liqene me ujë të kristaltë dhe maja malesh që t’lënë pa frymë. Destinacionet e popullarizuara përfshijnë Zermatt-in, që ndodhet nën hijen e malit ikonik Matterhorn, rajonin Jungfrau, Grindelwald-in dhe Luginën Engadin. Teleferikët dhe trenat malorë u mundësojnë udhëtarëve qasje të lehtë në shtigjet e ecjes në lartësi të mëdha, ndërsa kasollet tradicionale malore ofrojnë një përvojë autentike alpine me mundësi për ta kaluar natën. Gjatë verës, Alpet Zvicerane shndërrohen në një parajsë jashtëzakonisht të bukur, të mbushur me lule të egra shumëngjyrëshe, bagëti që kullosin dhe pamje të pafundme të majave të mbuluara me borë.
E gjithë kjo më lart është fort e vërtetë, por përmbajtja e rreme e krijuar nga IA sikur “e dëmton gjithë atë të vërtetë”. Në ato imazhe (gjeneruar nga njerëzit me ndihmën e IA) shpesh bëhen pyetje të tilla (aty-këtu ndonjë vajzë simpatike tek mban një tabelë): “A jeni dakord që Zvicra është vendi më i bukur në botë?” – kështu që sot u përgjigja : )
***
Po, jam dhe unë dakord, megjithëse bukuria e Zvicrës nuk është vetëm çfarë njeriu sheh nga jashtë – Zvicra ofron shumë më tepër sesa liqene piktoreske dhe peizazhe malore; ajo që njerëzit nuk e shohin (në ato panorama të bukura) është fakti se ato male janë plot me tunele dhe ndërtesa nëntokësore, si dhe me bunkerë të panumërt plot me para (aty mbahen madje dhe paratë e mafias nga Italia fqinje – Zvicra është 100% neutrale, e njohur në mbarë botën për neutralitetin e saj, andaj i ruan të sigurta të gjitha paratë e botës dhe i përdor ato gjatë kohës që pronarëve nuk u nevojiten, pa bërë kurrë pyetje të sikletshme ku i ke gjetur, si i ke fituar). Aty gjenden rreth 20.000 bunkerë ushtarakë dhe 300.000 strehimore private e publike (kundër bombave atomike) të mbushura me ar, me euro e me dollarë; për më tepër, së fundmi ato male janë mbushur me qendra të sigurta të dhënash (dmth. me “data centers”, që përdoren nga bankat anembanë botës) – është e pamundur të depërtosh në këto qendra-kështjella të dhënash… madje as me armë bërthamore, nuk mund të bësh foto, është e ndaluar (dihet, Zvicra shtet policor, dhe atë fort i rreptë), do t’arrestonin menjëherë, etj. etj. 1 milion etj : )
(En)
Today I praised Switzerland regarding its beauty!
I praised Switzerland today, I sang its praises regarding its beauty, wrote many beautiful and true words – even about the invisible beauty, the hidden beauty of Switzerland. Don’t know why but Facebook bombards me with fake, AI-generated content about Switzerland! As if Fb does it just to spite me, it’s weird, really weird! While I know Switzerland is a beautiful country, not just a saying but for real (I’ve been there, even lived, worked there) – the amount of AI-generated content about the “beauty” of Switzerland is kind of staggering!
For example, “Switzerland Lovers” say Switzerland has developed mountain tourism to an exceptional standard over generations. Its extensive network of well-maintained hiking trails connects charming alpine villages, crystal-clear lakes, and breathtaking mountain peaks. Popular destinations include ‘Zermatt’, located beneath the iconic Matterhorn, the ‘Jungfrau region’, ‘Grindelwald’, and the ‘Engadin Valley’. Cable cars and mountain railways make it easy for travelers to access high-altitude hiking routes, while traditional mountain huts offer an authentic alpine experience with opportunities to stay overnight. During summer, the Swiss Alps transform into a beautiful paradise filled with colorful wildflowers, grazing cattle, and endless views of snow-covered mountain peaks.
This above is all true, but fake-AI generated content as if “damages all of that truth”. In those images they mostly ask like (sometimes a sexy-girl there holding a board) “Do You Agree Switzerland is the Most Beqautiful Coutry in the World?” – so I answered : )
***
Yes, I agree too, even though the beauty of Switzerland isn’t what you just see outside – Switzerland has more to meet the eye than scenic lakes and mountainscapes, what people can’t see (in those beautiful panoramas) is the fact that those mountains are full of tunnels and underground buildings, numberless bunkers full with money (even the mafia money, from the nearby Italy, is kept there – Switzerland is 100% neutral, known worldwide for their neutrality, so they keep secured all the money (and they use it while you don’t need it – they never ask weird questions how did you earn it), you have there an estimated 20,000 military bunkers and 300,000 private and public fallout shelters full with gold, even more, those mountains lately are full of secured data centers (used by banks around the world), there’s no way to penetrate such fortress-data centers… even not with atomics… you can’t shot photos, prohibited (Switzerland is a police state, and a very strict one at that, people know that), you’d be arrested etc etc 1 million etc : )



