Artistët e “Tejdukshëm” (Udhëtimi Transparent)

(sguraziu – ars poetica, mars 2019 – pak fjale)

Nëse njeriu duhet udhëtuar patjeter, atëherë pse t’mos jetë udhëtim “artistik”, udhëtim akull, xham… aq “cool”, udhëtim me stil. Pse duhet udhëtuar si e gjithë bota ordinere duke i fshehur plaçkat, pse t’mos jesh origjinal, udhëtar i jashtëzakonshëm, i cili nuk i fsheh as barishtet as perpemintet, të gjitha në fushë.

“Transparent Travel” (Udhëtimi Transparent) qe konceptuar në v. 2004 nga “The Two Gullivers”, Flutura Preka & Besnik Haxhillari. Të frymëzuar nga vepra e Marcel Duchamp, “Boite-en-valise”, 1935, një valixhe e drunjtë e Duchamp duhej të ishte diç si arkivë portative e rraçeve artistike dhe e kolazheve të tij, valixhet ashtu-kështu është supozuar të jenë “portative”), mirëpo Flutura e Besniku e patën konceptuar një valixhe transparente, se perse nuk e kemi idene… por sigurisht për ta kthyer bagazhin në diç që na e vjedh vëmendjen, që dashtas-padashtas e ngjallë “kureshtjen” e doganierëve (e që hëpërhë patjetër duhet kontrolluar, psh. në aeroport : )

Si adhurues të udhëtimeve që janë, padyshim Flutura e Besniku nuk janë ndalur që nga 2004-ra, as me shetitje botës as me performanca. Valixhet e tejdukshme janë njësoj si dhe zemrat e qelqta, si xhamat e dritareve të shpirtit, s’kanë nevojë as për termo-scan, për X-rays as rrezet rentgen, përmbajtja mund të shihet me syrin cullak. Meqë prej plastike, lënë pakëz përshtypjen sikur të ftohta, ama në fakt brenda janë valë të ngrohta. Edhe në Tiranë, në Maj 2018, në Galerinë FAB, paska patur një ekspozitë nga një grup artistësh “të tejdukshëm”.

Fotoja pa ngjyra: Flutura Preka & Besnik Haxhillari – “Transparent Travel“, 2004

(dhe disa foto tjera të ndryshme…)