Retrospektivë, 1917 – Disa gjëra ndryshojnë, disa gjëra kurrë!

(sguraziu – ars poetica, mars 2019 – koment)

Retrospektivë, 1917 – Disa gjëra ndryshojnë, disa gjëra kurrë!

“The Mentor”, 1 Mars 1917 – – “Çfarë të shkon mendja së dyti apo së treti, mendime të tilla sugjerojnë për dyshimin nëse një konsumim i tillë është vërtet në interes të botës. Mos vallë territoret do t’zhvillohen shumë më shpejtë (sesa duhet)?… Me kaq shumë perspektivë të jetëgjatësisë siç burrat e shkencës i japin planetit tonë, pse duhet përpjekur t’i hapim të gjitha minierat, t’i shfarosim të gjitha pyjet e t’mos lëmë asgjë si shfrytëzim të burimeve natyrore për gjeneratat pasardhëse? Në afat të gjatë, padyshim tokat njësoj si dhe veglat do t’shkojnë në duart e atyre që mund t’i përdorin ato. Gjithsesi mbase duhet pritur e të shohim se ç’kushte të reja do t’sjell shekulli tjetër për botën; dhe popujt latino-amerikanë brenda asaj kohe mund të zhvillohen në diç më ndryshe nga çfarë ata tani duken në sytë kritikë të Evropës e të Amerikës së Veriut.”
(James Bryce – “South America”, MacMillan Co., New York)

(koment)
Disa gjëra ndryshojnë… disa gjëra kurrë – ja dëshmia se dhe 1 shekull më përpara njeriut i “dhimbsej” planeti njësoj siç i dhimbset dhe tani, dhe se asgjë s’ka ndryshuar sa i përket grykësisë, pangopësisë… dhe faktit që “latinot” as pas “100 vjet amerikanizm” prapëseprapë nuk i do madje as Trump (ose tekefundit i fiton votat duke lozur me “kartat e ndjeshme hispanike”, duke thënë se “i do shuuuuumë, dhe se do ndërtojë mure” : )

Tek sqarimi thuhej: Kopertina origjinale, litografi e “The Mentor”, 1 Mars 1917, Vol. 5, No. 2. Ky numër nga E. M. Newman përqendrohej rreth Brazilit. Në anën e kundërt është një fragment i shkurtër për të ardhmen e Brazilit shkëputur nga “Amerika Jugore” e James Bryce.