Përshëndetjet Franceze – Kujdes me Përqafimet!

[ përshtatur nga S. Guraziu, Mars 2019 / disa këshilla të huajve (sidomos Anglo-Amerikanëve : ) nga Benjamin Houy, French Together ]

nëse puthja (e përshëndetjes) t’jetë e vështirë për ju, mos harroni se për francezët përqafimi është po aq i vështirë, shumica e francezëve do t’ndjehen në siklet nëse tentoni t’i përqafoni, përqafimi konsiderohet diç shumë intime, në fakt, frëngjishtja s’ka asnjë fjalë për “përqafimin” : )

…e rëndësishme të mbahet mend se shumë francezë tmerrohen nga ideja e të folurit anglisht, njësoj siç anglezët tmerrohen nga ideja e të folurit frëngjisht…

***
…kur t’keni arritur në Francë, gjëja e parë që do t’hetoni është se francezët nuk buzëqeshin aq sa amerikanët…

***
…assesi s’bën të ndodhë që t’hyni në një dyqan e t’mos e përshëndesni shitësin, francezët s’jua falin kurrë këtë lëshim (as kur ikni s’duhet thënë “bye”, më mirë asgjë sesa anglisht : )

***
…kur takoni dikë në Francë, normalisht… kuptohet duhet përshëndetur, zakonisht me përshëndetjen shkon dhe puthja, t’i përshëndesni francezët njësoj siç i përshëndesni bie fjala amerikanët, britanikët e madje dhe spanjollët… është recetë për katastrofë : )

***
…nëse jeni femër, i puthni miqtë, anëtarët e familjes dhe ndonjëherë të njohurit. Nëse jeni mashkull mund t’i puthni vetëm ata të gjinisë së kundërt (dmth. e qartë, assesi meshkujt : )

***
…por mos u shqetësoni, francezët e dinë sa e “turpshme” mund t’jetë puthja e përshëndetjes, ata s’do të çmenden nëse i shmangeni puthjes. Nëse puthja (e përshëndetjes) t’jetë e vështirë për ju, mos harroni se përqafimi për francezët është po aq i vështirë.

***
…në Francë, e përqafoni ndonjë dikend të veçantë, nganjëherë miqtë e ngushtë, ama kaq. Shumica e francezëve do t’ndjehen në siklet nëse tentoni t’i përqafoni. Përqafimi konsiderohet diç shumë intime. Në fakt, frëngjishtja s’ka asnjë fjalë për “përqafimin”. Fjala më e afërt “câlin” e ka një kuptim romantik dhe është më afër “përqafimit valentinesk” (dmth. s’është dhe aq afër pafajësisë, nuk konsiderohet përqafim i pafajshëm : )

***
Në ShBA, është e zakonshme të thuhet si përshëndetje “how are you” (si je, si jeni), pa pritur përgjigje, francezët kurrë ose tepër rrallë do t’i pyesin të huajt, ama kur francezët pyesin “si je, apo si jeni” ata në fakt presin përgjigje (dmth. duhet përgjigje, o “mirë” o “keq” o diç 🙂

***
…(si i huaj) keni dëshirë t’i pasuroni fytyrat e francezëve me buzëqeshjen? Fare e lehtë, thjesht folni gjuhën e tyre! S’është nevoja “perfektë”, e gjitha çfarë duhet është “bonjour” (në vend të “hello”)…