Louis E. Fournier (1857-1917) – Funerali i Shelley, 1889
[ sguraziu, shtator 2016 – koment ]
Poeti Percy Shelley qe mbytur në vitin 1822 – ndodhej atëbotë në Itali, kishte blerë një lundër, pati shkuar në Livorno për t’u takuar me miqtë Lord Byron dhe Leigh Hunt (duhej të diskutonin çështjen e një reviste), gjatë kthimit mbrapa për Lerici diç pati ndodhur… dhe Shelley qe mbytur (thuhet se ai nuk dinte as not).
Djegia e kufomës së tij në realitet pati qenë shumë më ndryshe, mirëpo në pikturën e 1889 Fournier e paraqet sadopak më denjësisht – në sfond shihet Mary Shelley (gruaja e poetit, anise ajo, sipas traditës së asaj kohe, as që pati qenë prezente), përpara shihen miqtë e Shelley E. J. Trelawny, Leigh Hunt dhe Lord Byron.
Sipas të dhënave Hunt në fakt pati ndenjur ulur në një karrocë aty pranë, duke qenë shumë vapë Byron qe shmangur dhe ai diku në hije, vetëm Trelawny pati ngelur vetëm – trupi i dekompozuar i Shelley në fakt qe djegur në një furrë metalike, sjellur aty me ndihmën e ca njerëzve të paguar…
Mary Shelley (gruaja e Percy Shelley) ishte autorja e “Frankeshtajnit” të mirënjohur, romani (me nëntitullin “Prometeu Modern”) u botua së pari në v. 1818, por një version i rishikuar ose i përmirësuar qe shfaqur në v. 1831.

