Vjosa, Perla më e Pastër e Evropës!

(sguraziu – ars poetica, qershor 2019)

(fotoja: delta e mahnitshme e lumit Vjosa, Shqipëri)

Në gjithë kontinentin e Evropës, Vjosa është një nga lumenjtë e fundit natyror (lum i “egër”, siç quhen lumenjtë e paprekur, të pa ndikuar nga dora e njeriut). Lumi Vjosa është një ekosistem unik në Evropë, e madje dhe në botë. Pasi njohuritë rreth biodiversitetit, hidrologjisë dhe transportit të sedimenteve janë shumë të kufizuara, thuhet se ekosistemi i pacenuar i këtij lumi është perla më e pastër, jo vetëm e Shqipërisë dhe e Ballkanit por e mbarë Evropës. Kërcënimi më i madh për pasuri të tilla natyrore është ndërtimi i digave, hidrocentraleve. Shkencërisht, lumi Vjosa është pothuajse si një “faqe bosh” e bio-librit të madh të planetit – thonë ekspertët shqiptarë, ata të Evropës po ashtu.

Vjosa buron në Greqi, dhe andej quhet Aoos, për një gjatësi prej 80 km. Pastaj vazhdon për pothuaj 200 km nëpër Shqipëri, si “Vjosa”. Përgjatë gjithë rrjedhës prej mbi 270 km, Vjosa është e pastër dhe e rrjedhshme, karakterizohet nga kanjone të bukura, mirëpo në disa zona shtrati i lumit arrin dhe mbi 2 km gjerësi. Sidoqoftë, ç’e bën këtë lumë ndërkombëtarisht të veçantë është fakti që pothuajse të gjitha degët e tij janë rrjedhash të natyrshme dhe të paprekura, duke krijuar një “rrjet të gjallë natyral”, që thjesht tashmë s’mund të gjendet diku në Evropë, pasi gjithandej veç ka “prekur” dora e njeriut dhe apo e teknologjisë, industrisë.

tek kjo video u quajka “xhevahir i eger”… njesoj i bie : )