Rivalëria në Dashuri – Fitorja dhe “Enigma”!

S. Guraziu – AP, D 2013 (sytë e çuditshëm të David Bowie 🙂

Sa herë më dilte “në rrugë” (psh. me muzikat e tij) isha kureshtar vallë pse sytë e tij janë ashtu siç janë, dmth. njëri kaltrosh e tjetri ziosh… si dy gogëlxhama që shkëlqejnë çuditshëm?!
Natyrisht, s’kisha si ta dija. Për herë të fundit që pata vrarë mendjen rreth kësaj “enigme” ishte duke parë foton “avangarde, rreth pop-fashion-tendencave” (ngjitur)! Përveç pantallonave të “çuditshëm” sikur më rrinin parasysh dhe sytë e tij…

Pastaj shumë vite më vonë, në videon “Valentine’s Day” rishtas më intriguan sytë e tij (shihen mirë, është video e kthjellët). Ndërsa kot mosdija ime, sepse një artikull i shkurtër na paskësh qenë në linjë që nga e 2009-ta, dhe ku me pak fjalë më në fund u shua kureshtia ime. “Enigma” s’do jetë tutje enigmë – sytë e Davidit na paskëshin qenë thjesht “pasojë” e dashurisë!

Dhe dihet, në dashuri është e ëmbël fitorja. S’është e këndshme ta kesh një rival në dashuri, por e ëmbël është kur del fitimtar, qoftë dhe me këso pasoja që mbesin “kujtim i hidhur” përgjithmonë. Davidi dikur në rini e paska humbur duelin me grushta (për shkak të një vajze 🙂 Një djalosh tjetër e paska humbur vajzën, ama inati i djaloshit paska ngelur i vulosur në syrin e Davidit për gjithë jetën.

[ ngjitur ]
– “screenshot”, sytë…
– David Bowie’s striped bodysuit for Aladdin Sane tour, 1973 – Design by Kansai Yamamoto (photo: Masayoshi Sukita)

– (Video) David Bowie – Valentine’s Day –

– Artikulli – David Bowie’s Mismatched Eyes…
http://www.starpulse.com/news/index.php/2009/10/22/david_bowie_s_mismatched_eyes_were_the_r_1