Niktofilizmi, niktofobizmi dhe niktitropizmi

(sguraziu – ars poetica, gusht 2019)

…pashë këtë foton, dhe m’u kujtua… e kisha dikur një shoqe niktofile, s’bëj shaka, thjesht i pëlqenin gjërat e errëta, s’e kemi rrahur këtë çështje… por supozoj se, sipas saj ndoshta as fustani i bardhë i nuseve s’do duhej të ishte aq i “bardhë” : )

shumica e njerëzve, natyrshëm, nuk ndjehen fare mirë në errësirë, apo jo… lloj-lloj gogolësh të imagjinatës i bëjnë të dridhen si purteka (mua psh., dmth. jooo tani, por ndodhte kur isha i vogël : )
megjithatë ka dhe mjaft njerëz që s’iu pëlqen as drita, s’iu bëjnë përshtypje aq nuancat e ndritura të kësaj bote, sikur më tepër e pëqejnë “zymtësinë”, mugëtirën, sikur më mirë ndjehen në gjysmë-errësirë (dhe kuptohet, s’e kam tani fjalën për vampirët, dihet për ta… ata janë kategori tjetër : )
mirëpo madje dhe vetë bimët i kanë ca “vese” të niktofilisë, nga shkenca quhen ose njihen si lëvizje niktitropike… paçka se bimët s’e kanë “idenë” mirëfilli, thjesht ashtu natyrshëm, padyshim janë diç si “formulash” algoritmike të natyrës, si adaptim për ekzistencën…

[ nyctophilia = niktofilia ] (nga greq. nuktos, “natë”) +‎ phile (“të duash, të pëlqesh”) – tërheqja ndaj të errtës, ndaj errësirës ose natës, të ndjerit mirë në errësirë; gjetja e relaksimit ose e rehatisë në errësirë; pëlqimi i nuancave të “errëta” (në fotot, në art etj.); pëlqimi i veshjeve, i stileve, i ambienteve, i kontrasteve të zymta kolorifike etj.

[ nyctophobia = niktofobia ] – frika e panatyrshme ose e tepruar nga errësira apo nata (mua më kujtohen psh gogolët : )

[ nyctitropism – niktitropizmi ] – (bot.) tendenca e gjetheve, e petaleve të bimëve të caktuara që t’marrin një pozicion të ndryshëm gjatë natës, të qenit “niktitropik” nënkupton kthimin ose lakimin gjatë natës në pozicione të veçanta – lëvizjet niktitropike të bimëve konsistojnë në palosjen ose tkurrjen e gjetheve, si avantazh (ose duke “synuar”) uljen e rrezatimit të nxehtësisë, dmth. ruajtjen e energjisë.