Pablo Picasso – Kënaqësia e jetës, 1946

Pablo Picasso (1881-1973) – Kënaqësia e jetës, 1946

Pablo Picasso (1881-1973) – Kënaqësia e jetës, 1946

…paraqitur “muza” e piktorit Picasso, Françoise Gilot

[ shkëputur nga: “Pikaso-valentiniani, dhe Zhaklina e 400 portreteve“! – S. Guraziu, 2018 ]
“…Kur Pikaso vdiq, rreth testamentit të tij dhe trashëgimisë do të “luftonte” dhe Françoise Gilot (e dashur e Pikasos për 10 vite, nga 1943-53, dhe nëna e dy fëmijëve të tij). Ajo, së bashku me fëmijët e saj, do t’provonin me arsyetimin se Pikaso ishte i “sëmurë mendërisht”, por patën dështuar t’i bindnin organet e drejtësisë. Zhaklina [ Jacqueline Roque (1927-1986) ishte muza dhe gruaja e dytë e P. Picasso ] s’i pati lënë madje as fëmijët e Pikaso të merrnin pjesë në varrimin e tij.
Testamentin e Pikasos s’e kam “lexuar”, ama si spekulim them se lufta e pretendetëve do t’vazhdonte, letrat e drejtësisë mund t’kenë marrë flakë, duhet t’ketë qenë drejtësi e “zjarrtë”. Fjala ishte për miliona e miliona rreth “trashëgimisë” xhufurratike. Përfundimisht, palët patën rënë dakord për themelimin e “Musée Picasso” në Paris.
Koleksioni i muzeut sot përfshin më shumë se 5000 vepra arti dhe mijëra gjërash tjera nga arkivi personal i Pikasos (arkivin fotografik, letrat personale, korrespondencën, dorëshkrimet autoriale etj). Në v. 2009 qenë nisur punët për zgjerimin e muzeut, projekti duhej t’i “merrte” dy vite, për arsye të vështirësive datat e rihapjes qenë shtyrë disa herë, projekt-zgjerimi i pati hëngër mbi 70 milionë. Pas një pesëvjeçari me dyert mbyllur, në Tetor 2014 muzeu i valentinian-xhufurrakut më në fund qe rihapur për publikun.”

shih po ashtu:
Pikaso-valentiniani, dhe Zhaklina e 400 portreteve“! – S. Guraziu, 2018