David Wilkie – Muhamed Aliu, Pashai i Egjiptit, 1841

David Wilkie (1785-1841) – Lartësia e Tij, Muhamed Aliu, Pashai i Egjiptit, 1841

David Wilkie (1785-1841) – Lartësia e Tij, Muhamed Aliu, Pashai i Egjiptit, 1841

Portret i Khedivit (sundimtarit) shqiptar të Egjiptit, Muhamed Ali (1769-1849).
Muhamedi ishte një komandant në ushtrinë osmane dhe e pati marrë pushtetin pas luftes civile. Ai i mbikëqyri reformat rrënjësore të ushtrisë, ekonomisë dhe të kulturës egjiptiane. Khedivi vetë e pati porositur këtë portret nga D. Wilkie. Këtu ai e paraqet veten me veshje tradicionale islamike, por i ulur në një karrige evropiane (perëndimore) dhe mban një fez, në vend të çallmës tradicionale.
David Wilkie u takua me sundimtarin e Egjiptit gjatë kthimit nga udhëtimet në Lindjen e Mesme. Kjo ishte piktura e fundit e Wilkie, ai u sëmur dhe vdiq gjatë udhëtimit për në Britani.
(tate museums, uk)