Charles Baudelaire – “Fjalosur bujarisht me redaktorin e një reviste”

[ portret i Ch. Baudelaire nga “Les Fleurs du Mal” (Lulet e së Keqes), Edicioni i 2-të, Paris: Poulet-Malassis & de Broise, 1861 ]

[ teksti shkëputur nga: Ch. Baudelaire – “Në Një pas Mesnate” (nga vers. anglisht – S. Guraziu) ]

“Më në fund tirania e fytyrës njerëzore është zhdukur dhe unë do t’jem shkaktari i vetëm i vuajtjeve të mia. Më në fund, pra, më lejohet ta rifreskoj veten në një banjë errësire! Para së gjithash, një rrotullim i dyfishtë çelësit. Më bëhet se ky rrotullim do ta rrisë vetminë dhe do t’i forcojë barrikadat të cilat sakaq më ndajnë nga bota.
Jetë e tmerrshme! Qytet i tmerrshëm! Le ta “përmbledhim” ditën: takuar disa burra letrash, njëri prej tyre më pyeti nëse njeriu mund t’shkojë në Rusi përmes rrugës tokësore (padyshim do ketë pandehur se Rusia t’jetë ndonjë ishull); fjalosur bujarisht me redaktorin e një reviste, i cili, për çdo kundërshtim timin, përgjigjej: ‘përfaqësojmë kauzën e njerëzve të denjë’, që nënkupton se të gjitha gazetat e tjera u redaktuakan nga faqezinjtë; përshëndetur me rreth njëzet persona, pesëmbëdhjetë prej të cilëve të panjohur; shtrëngime dore ndarë me t’njëjtin proporcion, dhe atë pa marrë masën paraprake të blerjes së dorezave…”.

(ec e mos buzëqesh : )