Letra e parë që njihet si dorëshkrim i Charles Baudelaire

(sguraziu – ars poetica, gusht 2019)

1 – Letra e parë që njihet si dorëshkrim i Charles Baudelaire, në moshën 11 vjeç, 9 Janar 1832
…shkruar për gjysmë-vëllain Alphonse Baudelaire (1805-1862), fëmijë nga martesa e parë e François Baudelaire me Jeanne-Justine-Rosalie Janin, Alphonse ishte 16 vjet më i vjetër se Charles.
Kjo është letra e parë që shfaqet në botimin e korrespodencës së Baudelaire në La Pléiade, Gallimard [ ku qenë mbledhur 1500 letërkëmbime të tij – Ch. Baudelaire – Correspondance, tome I: 1832-1860 / tome II: 1860-1866 ].
Dorëshkrimi origjinal i Baudelaire ka vitin 1831, lidhur me këtë detaj tani s’e di se për çfarë është fjala saktësisht, por si duket ai e pati ngatërruar vitin, aludoj në faktin që sapo qenë ndërruar motet… në ditët e para të Janarit do ketë harruar dhe në vend të 1832 ka shënuar 1831 – diç e tillë fare lehtë mund të ndodhë : )

2 – Fotografi origjinale nga një miniaturë e humbur që e paraqet Ch. Baudelaire në moshën 12 ose 13 vjeç, në Collège Royal, Lyon, 1833-34