James Dean (1931-1955) – Hendeku mes jetës dhe vdekjes!

Nëse një dikush mund ta tejkalojë hendekun mes jetës dhe vdekjes, nëse mund të jetojë pasi të ketë vdekur, atëherë ndoshta ai ishte një njeri i madh.” – James Dean (1931-1955)

(sguraziu – ars poetica, gusht 2019)
…si info më ishte e njohur se James Dean e pati humbur jetën i ri në një aksident automobilistik, e dija se ishte “ikonë kulturore” e botës hollivudeske… por nuk dija se paska qenë aktori i parë në histori i nominuar “post mortem” për çmimin Oskar të Akademisë Amerikane, madje qenka aktori i vetëm që qenka nominuar dy herë pas vdekjes – të të nderojnë pas vdekjes me çmime aq prestigjioze si Oskar e të ngjashme… atëherë fakt, vërtetohet dhe thënia e tij, James Dean e ka “urëzuar” hendekun mes jetës e vdekjes, nëse po… atëherë pra ai ishte “njeri i madh”, i madh qoftë dhe pa bërë asgjë të jashtëzakonshme, qoftë dhe vetëm sepse ishte i hijshëm dhe kështusoj, bukuria djaloshare ishte diç si model ikonik, diç si mostër kulturore e botës së fansave, qe kthyer në diç si “model ëndrrash” të rinisë…