SG – Puthja e Fitores, 2012

PUTHJA E FITORES
S. Guraziu, 2012 (Skicë…)

Qëllimi i saj nuk ishte ta pushtonte Everestin, ajo madje do t’më linte “vetem”… nëse t’më mbushej mendja të kërceja nga atje lart, me justifikimin e thjeshtë të engjëllusheve; s’dinte të fluturonte, s’kishte përvojë me paraglidat shpirtërore…

***
Sot mora një mesazh nga maja e Erës bukuroshe, edhe pse s’bëhet fjalë për rekorde alpiniste, e rëndësishme është që ajo e ka idenë e lartësive, s’ka dëshirë të fluturojë ulët, s’ka frikë të ngjitet lart, në fakt vetë frymëzimi i shqiponjave lexohet në sytë e saj – ndërsa qëllimi im, po aq ambicioz, ishte t’i pushtoja lartësitë e zemrës, të zbrisja pastaj nga rrafshnaltat marramendëse, relievit të buzëqeshjes, nuk ia dola fare, sepse u mor vesh… i vetmi shteg doli të jetë i zënë nga tekat e natyrës – sidoqoftë nga atje lart sot më erdhi puthja e fitores, madje dhe më shumë, mësova se e gjithë ngjitja më dedikohej mua – sadopak ngushëlluese apo jo, s’duhet mohuar, mbase s’është aq pak kur ta thonë se dhe për ty ka vend në zemër 🙂

[ Foto: National Park Service (NPS, USA) ]