
Jean-Baptiste Deshays (1729-1765) – Trupi i pajetë i Hektorit në brigjet e Ksantus, 1759
…lumi mitologjik Ksantus në turqishten e sotme quhet Eshen, zakonisht ka një ngjyrim të verdhë për shkak të përbërjes së tokës, historiani dhe filozofi grek Straboni fliste për lumin Sibros, gjatë pushtimit persian lumi quhej Sirbe, që do t’thotë “i verdhë” (njësoj si dhe termi grek “xanthos”) – një version mitologjik flet se lumi Ksantus u krijua nga britmat e perëndeshës-lehonë, Letos (ekuivalenti romak, Latona), bijë e Titanëve, motër binjake e Asterisë, fëmijët e Letos (me “ndihmën” e Zeusit) ishin vetë binjakët Apolloni dhe Artemisa…
(sguraziu)
