Një deja vu e ëmbel!

…një deja vu e ëmbel – emblema amerikane si “frymëzim” për flamurin kosovar ! apo thjesht rastësi

…s’është se e pata vrarë mendjen aq, ama ka me vite, në fakt që nga shpallja e Pavarësisë, kur Kosova e pati adaptuar flamurin aktual, prore kisha përshtypjen dizajn i “NJOHUR”, diç si deja vu e ëmbel, sesi më bëhej veç e kisha parë diku, nëse jo tërësisht ngjashëm… atëherë pjesërisht, elemente të ngjashme, sikur diç e mbamendjes insistonte “e ke parë ore… garant, thjesht lodhe kokën pakëz” – mirëpo kurrë s’e pata gjetur, kuptohet pastaj njeriu thjesht i hedh gjërat në harresë, s’është se deja vu-ja ime na pati qenë “brenge” aq serioze rreth jo-origjinalitetit te kosovareve : )
…sot, derisa po lexoja diç rreth US Air Force Research Laboratory (aty doli dhe emblema e tyre) – ngela… sepse rishtas sikur ajo deja vu-ja : )
(sguraziu – ap, gusht 2019)