
John William Waterhouse (1849-1917) – Penelopa dhe vardisësit e saj, 1912
…piktura e kryemjeshtrit Waterhouse ndoshta më së bukuri e kapërthen gjithë “problematikën” e vështirësive të Penelopës, pasi njerëzit dinë t’jenë fort të bezdisshëm nëse s’ia dalin ta “kuptojnë” ç’është dashuria e vërtetë…
…e ngrata Penelopë s’e kishte asfare lehtë, kishin kaluar vite e vite dhe Odiseu assesi të kthehej, njerëzia patën filluar ta konsideronin të vdekur, kështu që i vardiseshin shumë burra – nga Homeri… vardisësit nuk pemenden me emra (në Odisea), por në “Biblioteken” e Pseudo-Apollodorusit përmenden emrat e 129 vardisësve, pra e qartë, mbi 100 burra aspironin ta fitonin dorën e saj – sidoqoftë të gjitha lutjet e lulet e tyre kot, Penelopa kurrë s’do pranonte, ajo kurrë nuk hoqi dorë nga Odiseu, edhe përkundër sfidave, kurrë s’do ta tradhtonte – kur Odiseu qe kthyer, me ndihmën e djalit të vet, tashmë të rritur, Telemakut, do t’i vriste të gjithë ata që ia kishin “mërzitur” gruan…
(sguraziu)