Arnold Böcklin – Odiseu dhe Kalipso, 1883

Arnold Böcklin (1827-1901) – Odiseu dhe Kalipso, 1883

(s. guraziu – ars poetica, 2019 – koment, art klasik – t’jesh “peng” i dashurisë)

…Penelopa do ta priste Odiseun për 20 vite të tëra, besnike. Mirëpo jo dhe ai do ngelej “besnik”, paçka se shpirtërisht s’do ta tradhtonte as ai (vetëm “fizikisht”). Gjithsesi Odiseu do t’ishte për 7 vjet i “lidhur” me magjitë dhe me ëmbëlsinë e bukuroshes Kalipso.
Ajo ishte një nimfë-perëndeshë e pavdekshme, Odiseu një vdekatar i “rëndomtë” por Kalipsoja qe dashuruar në të, e mbante në ishullin e vet kundër vullnetit të tij. Madje Kalipsoja do t’i kishte dy fëmijë nga ai. Por pra s’mund ta bënte të lumtur, sepse zemra e tij rrahte për dikend tjetër. Odiseu e luste që ta lironte dhe kështu që t’i kthehej Penelopës së përvuajtur. Kalipsoja i pati premtuar shumçka, psh. rininë e përjetshme dhe pavdekësinë, nëse ai të qëndronte me të, por atij nuk i duheshin këto. Me ndërhyrjen e perëndeshës Athina dhe me vullnetin e Zeusit, më në fund Odiseu do t’kthehej në shtëpi, perënditë qenë përzier dmth. dhe Kalipsoja qe detyruar ta lironte të dashurin që e mbante peng…