Muzat (e mitologjisë) ishin… dhe janë femra, e saktë!

(sguraziu – ars poetica, tetor 2019)

(…nëse s’e keni ditur femrat “kanë fuqinë e muzave që frymëzojnë artin, romanet dhe filmat” – meshkujtë s’mund të jenë “muza”, por ndoshta s’prish gjë punë nëse shtiren gjoja si “muzakë”… or something : )

…sipas gazetes Observer – “Meshkujt shpesh bëjnë shaka se çdo “shtrat-aventurë” është e mirë, ndërsa çdo shaka ka diç të vërtetë. Ata janë bilogjikisht të dizajnuar të kënaqen më tepër në shtrat dhe më me lehtësi sesa femrat. Lëvizje të caktuara gjatë “aventurës” i bëjnë të çmenden në mënyrën më të mirë të mundshme, ndërsa femrat që dinë këto lëvizje kanë fuqinë e muzave që inspirojnë artin, romanet dhe filmat. Nuk keni nevojë të keni trup atletik që të performoni sepse ato lëvizje janë të lehta për t’u mësuar.”

…qebesa na kënaqën dhe këto gazetat “multimediale kosovare” – sesi kam përshtypjen sikur e njoh kryeredaktoreshën e Observer, mund t’jetë dhe ndonjë ish-mikeshë e imja (anise i sigurt s’jam : ), pra e qartë, observimi i “Observer-it” të Prishtinës sa është i paanshëm, po aq dhe i saktë!