Kate Nielen (Londër) – Bridal Floral Fantasy (Flower Dresses)

(sguraziu – ars poetica, tetor 2019)

…padyshim Nielen di të fotografojë gjithçka, natyrisht sepse dhe është pro-fotografe, dmth. e ka syrin e mprehtë profesional, por me sa ka rënë në “syrin” tim… ajo më së miri ndoshta di t’i fotografojë nuset, lulet, fustanet prej luleve (flower dresses), di si “kapet” bukuria e luleve dhe (sa i përket bukurisë) di si duhet kombinuar detajet e mjeshtërisë me “shijen” feministike, pa sforcuar asgjë, në përputhje, në harmoni të plotë me bukurinë e vetë natyrës… sepse natyra nuk “shtiret”, natyra s’di ç’janë stisjet, shtojcat artifiça, fotot, pozat… e këso, njësoj sikur as lulet – lulet thjesht 100% natyrshëm të bukura janë : )